Pampuri: Sa neveri për ty që vure dorë mbi një grua

E Enjte, 18 Prill 2019 09:15

Ish deputetja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar mbi një grua nga punonjës të policisë gjatë ditës së djeshme në zonën e Bregut të Lumit.

“Kush qenkan këta bij të paudhe, këta individë të frustruar e të paqyteteruar, këta burra pa burrni, këto specie të neveritshme që vendosen për të mbrojtur qytetaret dhe jane pikerisht ata qe i dhunojnë qytetarët. Kush dhunon një grua, nuk di vlerën e një nëne, nuk njeh dashurinë e një motre e nuk di të vlerësoje një bashkëshorte, me pak fjalë është thjesht një qenie jonjerezore”, shkruan Pampuri.

Ja postimi saj i plotë:

Sa neveri për ty që vure dorë mbi një grua....

Nga Orjola Pampuri

Sot më shumë se kurrë, më ngjallet neveri mua dhe cdo qytetari të madh e të vogël të këtij vendi. Ju që beni shoë me ligje e strategji për barazi gjinore e për forcim të ligjit kundër dhunës ndaj gruas, ju që inkurajoni gratë e dhunuara të kërkojnë ndihmë e mbrojtje pikerisht tek ato uniforma të cilat i dhunuan e poshtëruan paturpësisht sot.

Ju zonja të mazhorancës, që bilbilosni në komisione e emisione televizive, sot me shumë se kurrë kuptuam që e beni për të krijuar e ndërtuar imazhin tuaj, dhe jo për ato gra që kanë vertetë nevojë, e që nga sot u ristruken serish nën çatinë e dhunuesit, nga mosbesimi i vërtetuar, që ky shtet do t'i mbrojë e mbështesë. Përse asnjëra prej jush nuk reagoi apo dënoi aktin e turpshëm të atij polici, që vuri dorë mbi një grua, nënë, motër, ajo është dorë e shtetit, e nesër mund të godasë secilën prej nesh.

Kush qenkan këta bij të paudhe, këta individë të frustruar e të paqyteteruar, këta burra pa burrni, këto specie të neveritshme që vendosen për të mbrojtur qytetaret dhe jane pikerisht ata qe i dhunojnë qytetarët. Kush dhunon një grua, nuk di vlerën e një nëne, nuk njeh dashurinë e një motre e nuk di të vlerësoje një bashkëshorte, me pak fjalë është thjesht një qenie jonjerezore.

Ti që sot dhunove atë grua, numero orët e tua në atë detyrë.

Modifikuar më E Enjte, 18 Prill 2019 11:32

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...