“As kanë vjedhur e as kanë vrarë”, Balliu: BE t’i heqë vizat qeverisë jo shqiptarëve, më shumë faji…

E Enjte, 18 Prill 2019 17:37

Ish-deputeti Demokrat, Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të parlamentit të Holandës për heqjen e vizave me vendin tonë.

Në një postim në facebook, Balliu shkruan se BE le ti heqë vizat qeverisë e jo shqiptarëve, pasi shton ai, ata as nuk kanë vjedhur e as nuk kanvraarë.

Ish-deputeti i PD-së, shton më tej se më shumë se sa faji i shqiptarëve, është faji i BE, pasi, siç cilëson ai, janë ata që e kanë mbështetur dhe legjitimuar qeverinë.

Postimi i plotë:

Bashkimi Europian duhet të votojë kundër kërkesës së Hollandës për heqjen e vizave të qytetarëve shqiptarë.

BE nëse do le të votojë për ti hequr vizat qeverisë dhe jo shqiptarëve.

Qytetarët as kanë vjedhur as kanë vrarë as kanë bashkëpunuar me kriminel, as nuk ka vjedhur drejtësinë, as nuk kanë vjedhur demokracinë.

Këto janë përgjegjësi e qeverisë dhe nëse duan le tja heqin vizat Ramës dhe kabinetit të tij por jo shqiptarëve.

Qytetarët, të cilën kanë 28 vite që protestojnë dhe luftojnë për demokraci dhe për liri me thirrjen: ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

Të nderuar Europian nuk është faji i Shqipërisë për këto krime por i kësaj qeverie. Madje mund të them më shumë është faji juaj se sa i shqiptarëve sepse ju e keni mbështetur dhe legjitimuar këtë qeveri anti demokratike.

Ndaj mendoj që është në dinjitetin tuaj të votoni kundër kësaj kërkese të Hollandës, që vjen si pasojë e dështimit të qeverisë shqiptare dhe jo të shqiptarëve.

Modifikuar më E Enjte, 18 Prill 2019 18:05

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...