Ish-kryeministri takon parlamentarët austriakë: Në Shqipëri është instaluar narkoshteti

E Enjte, 18 Prill 2019 17:56

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim një delegacion me parlamentarë austriakë, me përfaqësues nga Parlamenti Austriak, Këshilli Federal i Austrisë si dhe Parlamenti i Landit të Burgenlandit, të kryesuar nga Christian Sagartz, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore (ÖVP) në Parlamentin e Burgenlandit.

Në takim, siç njofton vetë ish kryeministri përmes një postimi në Facebook, u diskutua mbi zhvillimet politike në vend.

“Shqipëria po kalon një situatë të vështirë për shkak se në vend është instaluar narkoshteti. Përgjatë dy viteve të para të qeverisjes së Edi Ramës vendi u mboll me kanabis nga jugu në veri. Me qindra grupe kriminale ruanin parcela me kanabis në bashkepunim me zyrtarët e policisë. Një raport i ShISh mbi këte situate theksonte se të paktën 120 zyrtarë të lartë të policisë ishin të përfshirë në veprimtarinë kriminale të mbjelljes së kanabisit në vend. Ish ministri i Brendshëm ishte i përfshirë në trafikun e drogës së bashku me kushërinjtë e tij ndërkohë që edhe ministri që e pasoi kishte të vëllain e tij të dënuar nga Gjykata e Lartë italianë si drejtues rrjeti në trafikun e drogës me Venezuelën dhe vendet e Amerikës Latine, i cili gjatë kohës qe i vellai ishte minister i brendshëm fuqizoi edhe më tej aktivitetin e tij kriminal”, është shprehur ndër të tjera Berisha në takim.

Postimi i plotë i ish kryeministrit Berisha:

57218031_1254139558080282_5276462357877358592_n.jpg57486218_1254139538080284_8118179150893678592_n.jpg58375932_1254139521413619_6794088953134710784_n.jpg57221290_1254139621413609_2370390797099991040_n.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...