Zgjedhjet drejt dështimit, pezullohet tenderi për fletën e votimit

Saturday, 20 Prill 2019 16:30

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për prodhimin e fletëve të votimit.

Procedura në fjalë u pezullua, pas ankimimit që bëri pranë Komisionit të Prokurimit Publik, një nga kompanitë pjesëmarrëse në garë.

Kjo konfirmohet edhe në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik ku është publikuar ankimimi, i cili lidhet me prodhimin e fletëve të votimi dhe maska (shabllone) për votuesit e verbër, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore 2019, por në publikim nuk jepen detaje mbi arsyet e ankimimi.

Ankesa ka pezulluar për momentin procedurën e tenderimit dhe për pasojë procesin e prodhimit të fletëve të votimit të 30 qershorit.

Burimet pranë KQZ-së thanë se duke marrë në konsideratë afatet e limituara, të cilat mund të vinin në rrezik procesin e zgjedhjeve, janë duke shqyrtuar çdo mundësi ligjore, që procedura për tenderimin e fletëve të votimit të vijojë. Ato sqaruan se pezullimi i procesit nuk ka lidhje me situatën e tensionuar politike në vend. Burimet bëjnë me dije se po bëhen përpjekje që situata të zhbllokohet përmes një procedure me negociim, për shkak se gjithçka duhet të jetë gati për zgjedhjet e 30 qershorit dhe KQZ në detyrimin e saj ligjor dhe institucional të vijojë me procesin e organizimit dhe administrit të zgjedhjeve lokale.

Pavarësisht procesit të organizimit të garës elektorale, situata politike në vend është tejet konfliktuale dhe e paqartë. Opozita nga ana e saj i qendron stoike qendrimit të saj se nuk mund të ketë zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër. Porse mazhoranca nuk ka asnjë dyshim, se më 30 Qershor zgjedhësit do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e katër viteve të ardhshëm.

Afati i fundit për regjistrimin e partive politike në zgjedhje është e diela, data 21 prill, por meqenëse e diela dhe e hëna janë zyrtarisht ditë pushimi, afati I fundit është zhvendosur të martën më 23 Prill.

Deri më tani me vendim të KQZ, të regjistruara janë 25 parti politike, ndër to 5 aleatë të PD, ndërkohë që kanë dorëzuar kërkesat për t’u regjistruar edhe 8 subjekte të tjera. /News 24

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...