Ish-deputeti LSI-së Petrit Vasili, shprehet se shqiptarët duhte të përbuzin karikaturën që sipas tij është ministri I Brenshëm Sandër Lleshaj, pasi komondohet nga kryeministri Rama.
Më tej Vasili shkruan se Kryeministri Rama është mënxyra e Shqipërisë, sipas Vasilit ai është përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e Shqipërisë, për rivenendosjen e regjimit të vizave me Holandën pasi sipas tij Shqipëria është kthyer në një Kolumbi në mes të Evropës.
“Perbuzeni Karikaturen Lleshaj,Edi Rama eshte mënxyra e Shqiperise!!
Edi Rama eshte menxyra dhe pergjegjesi i vetem i shkaterrimit te vendit,kriminalizimit te qeverisjes,tensionit ekstrem social,kapjes se shtetit dhe varferise ekstreme.
Edi Rama eshte menxyra dhe pergjegjesi i vetem per shkaterrimin e drejtesise,largimin masiv te shqiptareve,rrezikut te rikthimit te vizave,kthimin e e Shqiperise ne Kolumbine e Europes.
Sa per kete karikaturen, qe drejton ministrine e brendeshme ky eshte thjesht nje individ i vetofruar per te bere rolin e llafazanit per te terhequr vemendjen nga pergjegjesi kryesor dhe i vetem qe eshte Edi Rama.
Ky minister i brendeshem karikature qe s’di c’flet,qe grabitesit e Aeroportit nuk i kap dot,qe 10 milion eurot nuk i gjen dot se sipas tij edhe mund te jene djegur,pra grabitesit i vodhen parate qe te ngroheshin ne vend te druve, qe ne mengjes thote u cenua siguria kombetare dhe ne dreke thote jo,qe s’gjen dot si u vra nje nga grabitesit,qe thote se banda mori grabitje shkaterrimtare dhe as banden e as parate nuk i kap dot,kjo karikature meriton vec percmim dhe neveri.
Ndaj mos u merrni me kete karikature minister.
Menxyra e shqiptareve ka vetem nje emer dhe ky eshte Edi Rama.
Ministrin Karikature lereni ta mbylle me turp dhe llum jeten e vet si gjenerali papagall,qe erdhi dhe iku vetem duke lexuar idiotesirat, qe i shkruan Edi Rama”.