Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ishte e ftuar në studion e lajmeve në Televizionin Fax News nga ku foli për vettingun në Policinë e Shtetit, aktualitetin politik në vend, dhe zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas saj, është e papranueshme që u anullua vendimi për të bërë një reformim në Ploicinë e Shteti duke pezulluar vettingun në radhët e saj. Ajo hodhi akuza të forta ndja policisë, minitrit të Brendshëm dhe qeverisë duke thënë se janë atashuar përkrah krimit.
Caka argumentoi se një tufë njerëzish që mund të kenë një mandate deputeti, për aq kohë sa vihen nën urdhërat e Ramës e sheh shumë të vështirë që të mundësohetnjë reformism i Policisë së Shtetit.
“Ne si LSI mbështesim kthimin e ligjit për vettingun në polici. Gjatë kohës kur hartua ligji u jemi drejtuar dy organizmave ndërkombëtare për të marrë qëndrimet e ICTAP-it dhe PAMEKA që përfaqësojnë Bashkimin Europian dhe SHBA-të, nuk gjetëm mbështetje nga qeveria”, tha Caka.
Lidhur më vendimin e Parlamentit Holandez për të propozuar vendeve të tjera anëtare të BE-së rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, Caka tha se arsyet kërkesas për rikthimin e vizave janë rrija e kriminalitetit, transporti i lendëve narkotike dhe azilantët. Ajo argumentoi se “ky qëndrim i Holandës nuk ka lidhje as me protestat e opozitës, as me djegien e mandateve por më këto 3 fenomene negative që lejohen nga qeveria shqiptare”.
Ndërkohë në lidhhje me zgjedhjet e ardhshme vendore dhe krijimit të grupeve të reja parlamentare Caka tha: “Për aq kohë sa do të jenë në pushtet kryevjedhësit e zgjedhjeve ne nuk do të pranojmë të marrim pjesë. Emërimi i Damian Gjiknurit si sekretar organizativ i zgjedhjeve jo vetëm që ia ul kompetenca dikujt që vjedh vota dhe fonde publike por edhe e rit në detyrë. Nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.
Deputetët e rinj nuk kanë as identitet politik e as identitet personal. Ata janë aty pa asnjë lloj arsye sepse nuk dinë se çfarë përfaqësojnë. Ata nuk i njohin fare as votuesit sepse kanë pasur pozicione të tilla në fushatë. Ata persona që kanë marrë këto mandate nga radhët e LSI-së i njoh edhe personalisht dhe nuk kanë marrë as minimumin e votave. Janë interesa afatshkurtra qoftë edhe për të marrë një rrogë, pa e ditur se edhe përfitimet financiare nuk do ti marrin sepse nuk e kanë bërë as një vit në këtë detyrë. Nga sot po ju bëj një thirrje, që të ndalojnë duke thënë se janë anëtarë të LSI-së apo anëtarë të kësaj partie. Ndaj edhe nëse njëherë të vetme do ta përsërisin këtë qëndrim do të përballen me padi penale. Ligji e parashikon që ju ndalohet të përvetësojnë sigla dhe emërtesa që nuk ju përkasin dhe dënohen më gjobë deri në 2 vite burg”.