Kriza politike, Xhixho: Zgjidhet vetëm me qeveri tranzitore pa Edi Ramën

Hënë, 22 Prill 2019 17:46

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, gjatë një interviste për emisionin “KafeIN” në televizionin “In”, tha se vendi ynë ndodhet në një “një krizë politike, institucionale, dhe një mosfunksionim i dy pushteteve”.

“Qoftë të pushtetit legjislativ i cili ka humbur tashme pluralizmin politik dhe mbas vendimit të opozitës për djegien e mandateve kemi një Parlamenti ilegjitim i provuar tashme nga përgjimi jo i rastësishëm por nga ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Eevidentohej qartë lidhja e krimit me blerjen e votës të zgjedhjeve te 2017.  Gjë që çoi padyshim në një vendimmarrje shumë të fortë, ekstreme, të djegies së mandateve”, tha Xhixho.

Ajo theksoi se, në sondazhin e fundit që është bërë nga Komiteti i Helsinkit, i mbështetur nga fondacioni për shoqëri të hapur del që 63% e shqiptarëve nuk besojnë të procesi i Vettingut dhe se ky sistem do të pastrohet.

“Besueshmëria ka rënë sepse Vettingu është shumë i ngadaltë me standarde te dyfishta dhe hetimi i subjekteve nuk është kryer me te njëjtën metodologji gjithmonë, kjo e raportuar se fundmi nga Brukseli si shqetësim i Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit i cili ja ka përcjell dhe zyrave ne Tirane tashme. Kemi parasysh qe nga 800 prokurorë dhe gjyqtarë që janë në sistem vetëm 130 e kanë kryer deri më sot”, theksoi Xhixho.

Sipas nënkryetares së LSI-së, për të zgjidhur këtë krizë, vendi ka nevojë për një zgjidhje politike.

“Zgjidhja politike zgjidhet nga palët ,që do të thotë që kushtet që ne kemi vendosur për të hyrë në zgjedhje janë pikërisht garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, krijimi i një qeverie tranzitore, e cila do të mund të kishte disa objektiva, ndër të cilat garantimi i zgjedhjeve, ecja përpara e proceseve integruese të vendit”, tha Xhixho.

Modifikuar më Hënë, 22 Prill 2019 19:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...