Integrimi në BE/ "Gjermania do japë lajmin e keq"

Hënë, 22 Prill 2019 22:01

Gjermania mund të propozojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia, në procesin e integrimit në BE. Kështu është shprehur në studion e emisionit “Mbrëmje Ide”, Tomorr Alizoti. Ai thotë se pas disa takimeve me deputetë gjermanë dhe pas vendimit të Holandës, ka shumë pikëpyetje nëse KE, do ti japë dritë jeshile çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE.

“Unë kam bërë disa takime kur kam qenë në Berlin kohët e fundit dhe kam pasur takime me dy deputetë. Njëri nga CDU dhe tjetri nga FDP të cilët ishin përgjegjës në Parlamentin Evropian në Komisionet e Jashtëm për Ballkanin Perëndimor. Një nga tezat që dëgjova që ka një mundësi, falë krimit dhe situatës jo stabël që do të ishte fatkeqësi për Shqipërinë që do të ndahej nga Maqedonia. E kam dëgjuar nga njerëzit që mbulojnë Ballkanin Perëndimor për Parlamentin gjerman dhe bëjnë teza dhe dosjet gati që përcillen në Buntestag. Ka qenë e parashikuar që Maqedonia e Veriut të jetë paketë bashkë me Shqipërinë. Ndarja nga Maqedonia e Veriut do të ishte një gjë shumë e keqe për ne. Situata po rrethohet shumë keq për ne. Rastri i Holandës që e kërkon vetëm për ne heqjen e vizave mund të fryjë Evropën e cila është bërë goxha poluliste dhe partitë që mund të vijnë nuk e duan zgjerimin e BE. Ata mendojnë se zgjerimi i BE është përgjegjës për krimin edhe rënien e ekonomisë. Shqipëria duhet ta marrë seriozisht këtë gjë dhe deri tani nuk e ka marrë seriozisht”, u shpreh Alizoti.

Më tej ai ka folur për vendimin e Parlamentit holandez që ka vendos për rikthimin të vizave për shqiptarët.

“Një vendin i BE-së si Holanda ka dalë dhe ka thanë, ku dëgjova dhe një gjë të turpshme që janë partitë populliste. Nuk janë partitë populliste. Janë edhe partitë e majta të cilat janë për hapjen dhe zgjerimin e BE-së të cilat kanë për heqjen e vizave të shqiptarëve. Ajo nuk ndodh sot, por ajo është një sinjal shumë i keq për Shqipërinë. Duhet marrë shumë seriozit. Dhe në momentin që bën qesharakun dhe bën banalitetin duke thënë që janë ata të këqijtë, pra si në kohën e dikurshme që janë armiqtë e jashtëm duhet marrë seriozisht. Opozitës i vërtetohet kauza. Nuk mund të shkohet më me këtë botë të kriminalizuar. Shqipëria është shumë e kriminalizuar. Një vend kaq i vogël dhe eksporton kaq shumë krim, i cili kadhe suport politik sepse pa supot politik nuk do të jetonte kaq gjatë. Alarmin e ngre një vend si Holanda është një vend Mbretëri e hershme e zhvilluar me një ekonomi të madhe, për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk shqetësohen për këtë”, tha Alizoti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...