Dy kandidatë të listës së PD-së kanë refuzuar marrjen e mandatit të deputetit e njëkohësisht edhe ‘opozitën’ e Edi Ramës.
Besa Petriti dhe Jeton Kaloshi, të dy anëtarë të PD-së kanë refuzuar mandatin e deputetit.
Ky është Jeton Kaloshi, kandidati i listës së PD në Dibër edhe ky e ka refuzuar mandatin e deputetit. Jeton Kaloshi, kryetari aktual i Forumit Rinor të PD në Dibër, ka refuzuar mandatin e deputetit nga lista e PD për qarkun e Dibrës.
Paratë, ofiqet, ambicia për një karrige deputeti nuk e tunduan Jeton Kaloshin.