Koha për “funeralin” e Rilindjes!  11 maji fundi i i perandorisë oligarke të Tiranës

Tuesday, 23 Prill 2019 10:59

Nga Naim Hasani

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar ka zhvilluar një numër protestash të fuqishme kundër sistemit të korruptuar dhe tërësisht te degraduar te “Rilindjes”. Pakënaqësia popullore ndaj sistemit oligark të instaluar në Shqipëri ka arritur kulmin dhe kjo valë pakënaqësie mund të shpërthejë në mënyrë të pakontrolluar sa më gjatë të qëndrojë në këmbë një pushtet i dalë dhe i mbajtur në këmbë nga krimi dhe paratë e trafiqeve të paligjshme, që arritën deri aty sa të blejnë edhe parlamentin, tempullin e drejtësisë dhe demokracisë.
Shqiptarët besoj e kanë kuptuar qartë se vendimi i Partisë Demokratike dhe z. Lulzim Basha për të lënë mandatet për të mos qenë më pjesë e fasadës së Parlamentit të krimit, ishte një hap shumë i rëndësishëm për të filluar procesin e çmontimit të regjimit të ardhur sidomos pas zgjedhjeve të vitit 2017, ku vullneti i votuesve të varfër e zyrtarëve që donin të mbanin vendet e punës u nëpërkëmb,  u ble, e bashkë me votën u ble edhe dinjiteti dhe e ardhmja e fëmijëve që dëshirojne të rrisin e jetojnë ne Shqipëri. 
Një vend ku parlamentin e dominojnë kriminelët të cilët kanë ardhur aty me votën e blere me paratë e krimit e drogës, të organizuar shumë mirë nga elementë që rrjedhin nga ish-sistemi komunist, nuk quhet më vend demokratik, por narko-shtet ose neo-diktaturë.
Shumë shqiptarë mendojnë se ajo që po përjeton Shqipëria sot nuk ka të bëjë fare me sistemin totalitar më të egër në Europë që mbizotëroi për 50 vjet në vend. Por atyre dua te iu kujtoj një thënie shumë të fortë të njërës nga arkitektët më të fortë të rrëzimit të komunizmit në Europë Margaret Thatcher e cila thoshte se: “Është shumë më e lehtë të rrezosh një sistem diktatorial, sesa të zhdukësh pasojat e tij në atë popull ku ka mbizotëruar kjo diktaturë”. 
Edhe pse kanë kaluar gati 30 vjet nga ndarja zyrtare me sistemin komunist, hija e tij fatkeqësisht po e ndjek edhe sot popullin shqiptar. Ata janë të vetëdijshëm sot, se çdo orë, ditë, javë apo muaj që kalon nën sundimin e “Rilindjes” demoton interes e Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë, duke errësuar imazhin e vendit tonë dhe duke shkaktuar hemorragji të përditshme të trurit të kombit  drejt perëndimit, në kushtet e mungesës totale të shpresës dhe prespektivës Europiane.
Në 6 vite qeverisje, “Rilindja” nuk mundet sot të iu paraqesë shqiptarëve asnjë sukses, asnjë arritje dhe asnjë investim të huaj që ka mbërritur në Shqipëri, përveçse eksportimit të kapitalit njerëzor dhe narko-trafiqeve që kanë pushtuar Evropën.
Shqiptaret janë mërzitur nga politika, por ata duhet ta kuptojnë qartë se e ardhmja e Shqipërisë varet nga ata dhe politikanët që i drejtojnë. Nëse ata nuk do të lejojnë që vota e tyre të tjetërsohet me çdo kusht dhe mjet demokratik, edhe politikanët do të ndërgjegjësohen se duhet t’i shërbejnë votës dhe atyre që i zgjedhin.
Fatkeqësisht kur bëhesh njësh me krimin dhe zgjedh të shesësh votën për përfitime financiare, qoftë edhe për të iu siguruar bukën për pak kohë fëmijëve të tu, duhet të kuptosh se, ata politikanë kriminelë nuk mund dhe nuk do të japin llogari ty dhe votës tende, por do të shkatërrojnë ty, familjen tënde, popullin  dhe kombin tënd përpara syve të tu dhe do të thonë: “Mbylle gojën se të kam blerë si bagëtinë në treg”.
Kjo është fatkeqësi kombëtare dhe një ndërgjegjësim urgjent e zgjim i patriotizmit shqiptar është i nevojshëm, për t’i shpëtuar këtij sistemi të kalbur nga koka në këmbë dhe për tu siguruar njëherë e mirë se shenjtëria e votës është e paprekshme dhe se shqiptaret do të votojnë të lirë dhe të pavarur si në çdo vend të Evropës së qytetëruar.
Neve jemi njëri nga kombet më të vjetra të Europës dhe pavarësisht erërave të forta që kanë fryrë ndaj nesh, me breza e shekuj të tërë kemi ditur tu mbijetojmë stuhive ngado që kanë ardhur. Jam i sigurt se edhe në këtë udhëkryq të sotëm historik, Shqipëria dhe politikanët e përgjegjshëm dhe patriotë të saj do të dinë të përqafojnë rrugën e drejtësisë barazisë dhe Europes së Bashkuar.
Në këtë kuadër, është shumë e rëndësishme dhe detyrë e gjithë shqiptareve të ndershëm të bashkohen rreth të vetmes alternativë politike brenda sistemit demokratik, Partisë Demokratike dhe liderit të saj z.Lulzim Basha,  duke protestuar pa pushim në mënyrën me paqësore dhe demokratike, edhe më shumë se protestat e deritanishme, në protestën e radhës të thirrur me datën 11 Maj 2018, në mënyrë që kjo protestë të jetë aq madhështore dhe mbarëkombëtare që të shënojë edhe “funeralin” simbolik të “Rilindjes” dhe fundin e “Perandorisë Oligarke të Tiranës”.
Zëri i fuqishëm i shqiptarëve duhet të ndihet fort atë dite, fatkeqësisht edhe njëherë se ne vitin 1991 “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Liri – Demokraci” dhe “Poshte Komunizmi”. Është rrëqethëse të mendosh se pas afro 30 vitesh nga rënia zyrtare e sistemit më të përgjakshëm diktatorial ne Europe, sot këto thirrje të tingëllojnë aq të vërteta si edhe atëherë. 
Shumë patriote të shquar në Shqipëri kanë dhenë jetën e tyre për një të ardhme demokratike dhe Europiane të Shqipërisë, përfshi këtu edhe martirin e demokracisë Azem Hajdari.
Historia i rezervoi Azemit një vend një kujtesë të përhershme në memorjen e kombit shqiptar.
Partia Demokratike dhe lideri i saj Lulzim Basha e kanë artikuluar qartë alternativën qeverisëse për shqiptarët dhe nevojën imediate dhe të pamohueshme për zgjedhje të lira e të ndershme që burojnë vetëm nga vullneti i lirë i qytetarëve dhe largimin sa më parë të këtij sistemi të kalbur që nuk arrin të kënaq as edhe socialistët më të thjeshtë.
Askush dhe asnjë nuk mund të përfaqësojë ose të tentoje të zëvendësojë idealet dhe shpirtin liridashës që përfaqeson Partia Demokratike dhe lideri i saj legjitim, Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë z. Basha.
Çdo përpjekje për të mbushur parlamentin me mercenarë është totakisht e dështuar dhe jam i sigurt se nuk ka dhe nuk do të ketë përkrahjen e asnjë diplomati të mirëfilltë në asnjë nga qeveritë e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Nuk mund të ketë instalim të një parlamenti kukull në Shqipëri, që do të përgatisë kushtet për një neo-diktature moniste dhe kjo do të ishte vetëvrasëse për demokracinë.
Çdo përpjekje për ta paraqitur faktorin ndërkombëtar nga ana e pushtetarëve te “Rilindjes” si dakordues të kësaj farse politike në Shqipëri është mjerane dhe e pa shpresë sepse asnjë shtet demokratik nuk do të lejojë një sistem monist në mes të Europës.
Shqiptarët janë të lodhur dhe duan zgjidhje të qëndrueshme dhe të besueshme në mënyrë që të ndalet largimi masiv nga trojet shekullore. Partia Demokratike do të jetë në krye të pakënaqësisë popullore më 11 Maj 2019, jo vetëm për të protestuar, por edhe duke shprehur qartë programin dhe alternativën qeverisëse, duke treguar se është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësinë historike që e dikton situatë e dëshpëruar në Shqipëri dhe duke u garantuar shqiptarëve se ajo ka mësuar nga çdo gabim i mëparshëm dhe është gati për te qeverisur me ta dhe për ta.
“Rilindja” as që mund të mendojë që do të bëjë zgjedhje e vetme në Shqipëri. Koha e saj dhe e rezultateve 99.9% ka perënduar, njëherë e mirë. Pushteti i sotëm nëse mendon se ka besimin dhe votën e qytetareve, le t’i lërë vendin qeverisë tranzitore pa “Rilindjen” dhe të provoje forcën e vet nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare, të lira e të ndershme, siç ndodh rëndom nëpër shtetet me demokraci të konsoliduar.
Mbajtja e pushtetit me çdo kusht sjell kaos, anarki dhe fund te paparashikueshëm tea tyre qe  dalin kundër vullnetit qytetar. Pushteti duhet me çdo kusht nëse dëshiron te mirën e vendit te pranoje zgjedhjet e parakohshme, te lira e te ndershme e jo te urdhëroje helmimin e qytetareve te vet me Lende Helmuese Luftarake (LHL) qe janë te ndaluara ndërkombëtarisht te përdoren ndaj popullatës civile te pambrojtur. 
Partia Demokratike në emër të shumicës dërrmues të shqiptareve të ndershëm e ka kusht të panegociueshëm largimin e Kryeministrit dhe arkitektëve të shitblerjes së vullnetit të qytetarëve dhe qëndron e hapur për negociata për modalitetet e dorëheqjes dhe ngritjes se një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.  I ndjeri Richard Hollbrook deklaronte: “Duhet të negociosh edhe me djallin nëse dëshiron të nxjerrësh dikë nga ferri”. 
Në këto kushte ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë hatërmbetje ndaj Partisë Demokratike dhe mendojnë se do ta gjejnë veten e tyre duke i bërë sulltanët një regjimi që ka rënë moralisht dhe politikisht, nuk kanë bërë zgjidhjen e dukur dhe duhet edhe ata të kthehen e të kontribuojnë në fitoren plebishitare të opozitës së bashkuar dhe shqiptarëve të ndershme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Të bësh diversion dhe të mundohesh t’i vesh shkopinj nën rrota uraganit të pandalshëm të ndryshimit që po fryn në Shqipëri nuk është as në të mirën tuaj individuale dhe as në të mirën e atyre që ju përfaqësoni.
Ndryshimi i madh po vjen dhe atë nuk mund ta ndalë askush. Bashkohuni me protestën vendimtare të popullit shqiptar me 11 Maj 2019. Bëhuni pjesë e ndryshimit madhështor. Bëhuni pjese e historisë demokratike të Shqipërisë. Tanimë është ora e zgjimit kombëtar, ora e lirisë dhe demokracisë.

               

    

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...