Arrestimi i 2 mjekëve në Elbasan, Tritan Shehu: I pa dobishëm dhe provokativ

Tuesday, 23 Prill 2019 13:27

"Një ngjarje të shëmtuar" e cilëson, ish deputeti i PD, Tritan Shehu arrestimin e dy mjekëve në Elbasan.

Dy mjekët Nikollaq Thano, 60 vjeç, reanimator, dhe Mehmet Ibaj, 54 vjeç, kardiolog, u arrestuan pas vdekjes së 25-vjeçares, Rexhina Debrova, 1 orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Mirëpo, sipas Shehut arrestimi i tyre "është i pa dobishëm, provokativ e pa precedence kudo në boten demokratike".

Komenti i plotë nga Shehu:

Arrestimi mbreme i dy mjekeve si kriminele te rrezikshem ne Elbasan, nje ngjarje e shemtuar, qe nuk i sherben as te vertetes, as maredhenieve mjek-pacient e as zhvillimit te sherbimit.

Se pari dua te shpreh keqardhjen e thelle e ngushellimet e sinqerta per ate jete qe humbi gjate procesit te lindjes.

Por dua te theksoj se ai arrestim eshte i pa dobishem, provokativ e pa precedence kudo ne boten demokratike, dhe synon:

Te mjegulloje pa aftesiene a mungesen e vullnetit te organeve shterore ne identifikimin e kapjen e krimineleve te vertete e te rrezikshem, qe bredhin rrugeve, vecanerisht kjo ne Elbasan.

Kerkon te anatemoje pa te drejte mjeket e personelin per problemet e medha, qe ka sistemi i yne shendetesor, duke i dashur t'i ktheje ata nga nje grup i nderuar e i dedikuar, ne nje "bande banditesh" ne syte e publikut.

Te tilla masa ekstreme ndaj mjekeve nuk mund kryhen pa perfunduar ekzaminimi anatomo patologjik, pa u realizua analiza kliniko- patologjike, pa u dorrezuar raporti mediko legal, pa nje proces gjyqesor etj, hapa keto te domosdoshme teknike e ligjore.

Duke mos dashur te hy ne detajet e ngjarjes, desheroj te them se mjeku per problemet e tij profesionale nuk mund te trajtohet si nje keqberes, qe kapet ne flagrance duke kryer nje krim te rende.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...