Berisha: Gjendet ‘Fred Alizoti’ i Rinasit, farsa e policisë me arrestimet për grabitjen

Tuesday, 23 Prill 2019 19:05

Teksa Policia e Shtetit po reklamon me të madhe se po zbërthen grupin e grabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit, ish-kryeministri Sali Berisha publikon të dhëna të reja, kontradiktore me ato të organeve ligjzbatuese në vend.

Sipas tij, personi i paraqitur në polici, si bashkëpunëtor i drejtësisë, nuk është gjë tjetër veçse një “Fredi Alizoti i ri”.

“Të dashur miq, vazhdon përpjekja për të maskuar grabitjen shtetërore të shekullit të dt 9 prill në Rinas. Edvini dhe Vasal Kimiku i tij, badiguardi i Eskobarit dhe narkopolicia, pas njoftimit të Klement Çalës “ik, zhduku se na duhet të akuzohesh në mungesë për anëtar kryesor të bandës shtetërore që realizoi grabitjen e shekullit madje dhe që dogji 10 milionë eurot e grabitura”, paraqiten sot para publikut si bashkëpuntorë të drejtësisë Alkon Bengasin apo Fredi Alizotin Bis. Duke e reklamuar si sukses spektakolar ata i thanë publikut se Bengasi, sikur të ishte truri, u tregoi gjithçka për bandën dhe grabitjen, Elbasanin dhe Krujën e picerinë, paçka se sipas tyre ai kishte marrë pjesë vetëm në lyerjen me bojë në servis të mikrobuzit famoz me mbishkrimin policia tatimore”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

Eureka!
Gjendet Fred Alizoti Bis, Alkond Bengasi!

Të dashur miq, vazhdon përpjekja për të maskuar grabitjen shtetërore të shekullit të dt 9 prill në Rinas. Edvini dhe Vasal Kimiku i tij, badiguardi i Eskobarit dhe narkopolicia, pas njoftimit të Klement Çalës “ik, zhduku se na duhet të akuzohesh në mungesë për anëtar kryesor të bandës shtetërore që realizoi grabitjen e shekullit madje dhe që dogji 10 milionë eurot e grabitura”, paraqiten sot para publikut si bashkëpuntorë të drejtësisë Alkon Bengasin apo Fredi Alizotin Bis. Duke e reklamuar si sukses spektakolar ata i thanë publikut se Bengasi, sikur të ishte truri, u tregoi gjithçka për bandën dhe grabitjen, Elbasanin dhe Krujën e picerinë, paçka se sipas tyre ai kishte marrë pjesë vetëm në lyerjen me bojë në servis të mikrobuzit famoz me mbishkrimin policia tatimore

Madje e zbuluan Alizotin e dyte nga gjurmet e gishtrinjve te tij qe u gjeten ne mikrobuz. Njelloj si Alizoti, bashkepuntori me gjithe kontributin e tij u sigurua me masen arrest me burg.

Te arrestuarit e tjere qe jane viktima te nje farse te turpshme kriminale mbahen ne qeli prej tre ditesh pa avokat dhe ne terror me shpresen se do te pranojne akuzat fallco te Alizotit bis. Turp! Krim!

Narkoshteti pasi vodhi parate dhe i “dogji” ato, tani vrapon ti mbuloje me koka turku.

Ti shporrim, ti shporrim, ti shporrim kalbesirat! sb

auto_alkon11556037415.jpg

Modifikuar më Tuesday, 23 Prill 2019 19:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...