Petrit Vasili: Aksioni opozitar, i larmishëm dhe shumë i fortë

Tuesday, 23 Prill 2019 20:35

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një intervistë për “Fax News”, shprehet se aksioni opozitar i opozitës do të jetë më i fortë dhe në forma të ndrysheme reagimi.

Z. Vasili, ditën e sotme është firmosur një koalicion politik opozitar. Pse pikërisht sot?

Nuk mendoj se ka një kuptim të veçantë. Data është një konvencion. Gjithmonë një koalicion firmoset kur të gjitha kushtet, edhe politike, edhe programore që janë vendimtare dhe kur bindja e të gjithë pjesëtarëve është një bindje e plotë dhe e qëndrueshme, është momenti për të konkluduar në një bashkëpunim politik, në një dimension tjetër. Të gjitha këto kushte u poqën në këtë moment dhe sigurisht që do të ndodhte sot, pavarësisht se ka një koincidencë formale me datën e regjistrimit të zgjedhjeve të pamundura të 30 qershorit.

Duket se në fokus të 10 pikave të kësaj marrëveshje janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Mos vallë ka kjo marrëveshje në fokus një luftë për pushtet?

Kushdo që do të donte ta transformonte këtë çështje në një luftë për pushtet, sigurisht gabon me qëllim. Kërrkush nuk mund të jetë kaq i pamençur të kuptojë që të luftosh për zgjedhje të lira, nuk do të thotë të luftosh për pushtet. Zgjedhje të lira do të thotë që e drejta e zgjedhjes të garantohet. Mua më ka qëlluar të votoj edhe në kohën e Partisë së Punës, kam hedhur një votë, por nuk kam zgjedhur. Nuk do të thotë që e morëm ne pushtetin. I dhamë të drejtë qytetarëve që të vendosin. Por përkundrejt asaj që ka ndodhur deri tani, që në mënyrë të tmerrshme që në 2017 ne të rikthehemi në çështjen themelore të zgjedhjeve. Prandaj kemi parë qindra dhe mijëra qytetarë në protestën e opozitës. Janë njerëz që nuk duan të zgjedhin të tjere për ta, por duan të zgjidhet siç mendojnë ata. Fakti që zgjedhjet janë blerë me kriminelë, ky është një fakt publik, nuk është një zbulim i jashtëzakonshëm. Sigurisht që çdo shqiptar është shumë i preokupuar, sepse kjo zgjedhje, duke i grabitur votat me kriminelë, duke mos i lënë njerëzve mundësinë të zgjedhin, ka bërë një situatë të tmerrshme. Ne kemi një skandal te Unaza e Re, prej 40 milionë eurosh dhe ju nuk raportoni dot qoftë edhe një të ndaluar të vetëm. Të ndaluarit që raportoni ju nga Unaza e Re, janë familjarët e njerëzve që mbrojnë pronat. Së dyti, kemi rrëmbimin e pronave te Bregu i Lumit. Kemi parë njerëz që janë arrestuar që të mos kenë mundësi të mbrojnë shtëpitë e tyre, pastaj rrihen gratë dhe fëmijët, u rrëmbehen celularët, të drejtat më themelore të njeriut nuk zbatohen. 200 qytetarë kanë marrë një dëmshpërblim të drejtë te Bregu i Lumit, 40 të tjerë që qëllojnë në kohën e këtyre hajdutëve, nuk e marrin dot. Pra u rrëmbehet prona. Së treti, ju patë një skandal të një dimensioni që shkoi deri në SHBA. U provua nga Amerika që falsifikoheshin firmat e një shteti amerikan. Keni ndonjë të ndaluar? Jo nuk keni. Ju keni denoncimin e një skandali të padëgjuar për manipulimin e dëshmitarëve ku Prokurori, Polici, të gjithë bëhen bashkë te deklarata e Alizotit, te dosja 339. I padituri është Ervin Salianji, ish-deputeti i PD-së. Të tërë këta që janë me mbiemër dhe flasin me kriminelin jo. Qytetarët pyesin: Po pse nuk ndalohet asnjëri? Po kush është i padituri? Salianji se ka sjellë një të vërtetë në shesh. Nuk është antishteti më arrogant dhe arbitrar që ka ekzistuar ndonjëherë. Ne kemi kaluar tronditje, kemi kaluar vitin 1992, 1997, por në të gjitha momentet kemi pasur shtet, kemi pasur gjykata, kemi pasur ekzekutiv, kemi pasur parlament. Ne sot kemi një parlament, që unë e kam quajtur i patateve të kalbura me një parti. Nuk kemi gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë. Është e tmerrshme të mendosh që ka 32 mijë dosje Gjykata e Lartë. Ka plot njerëz, me vjen keq për gjuhën e hidhur, por të ndodh që të ndahen nga kjo jetë dhe çështja e tyre mos të merret dot në shqyrtim. Kemi një shtet të shpartalluar kryq e themel. Tani çfarë bën opozita. Të rikthehemi që votimet të jenë të drejta, që vërtetë të fitojnë ata që populli beson dhe ata të marrin përgjegjës të qeverisin vendin. Kjo s’ka lidhje të bëj me çështjen e pushtetit por me rikthimin tek shteti. Sepse ky nuk është më shtet.

Disa parti të tjera janë regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit. A mundet opozita të bëj një politikë gjithëpërfshirëse të bashkojë në gjirin e vetë dhe partitë të tjera dhe bindje qoftë edhe majtas?

Unë kam respekt të plotë për çdo parti politike. Por partitë politike kanë një tregues që nuk i shkasim dot asnjeri nga ne,. Është vota. Dhe sa e përfaqësojnë elektoratin. Jashtë kësaj gjëje nuk jemi parti, nuk jemi drejtues partish, por jemi qytetarët të zakonshëm. Me shumë dashamirësi do them që janë regjistruar parti që nuk ekzistojnë. Kjo edhe si shaka është një shaka bajate. Këtu procesi politik dhe zgjedhor është rrënuar dhe duhet të rikthehet për të ndërtuar shkallë pas shkalle atë dëmtim që Rilindja i ka bërë shtetit, që është një nga dëmtimet më të mëdha që shteti shqiptar mund të ketë pësuar ndonjëherë,. Sepse thashë të gjitha shtyllat e shtetit janë dëmtuar. Janë dëmtuar gjyqësori, Parlamenti në mënyrë të pariparueshme, kemi ekzekutiv të kapur dhe për fat të keq kemi dhe një ofensive të jashtëzakonshëm ndaj pushtetit të katërt që është media i cili është bërë shqetësim edhe për Departamentin Amerikan të Shtetit. Unë nuk dua të jem provokator i një media kundër një media tjetër, por mediat të cilat përpiqen të jenë të ekuilibruara dhe e përballojnë trysninë e pushtetit janë bërë me gishtat e dorës. Kjo është një fatkeqësi për Shqipërinë. Do ishte pak si e natyrshme kur media në mënyrë private u shfaq në skenën shoqërore shqiptare por sot në vitin 2019 të jetë një nga çështjet më të mëdha që DASH raporton me shqetësim të madh, media të kapura, presione ekonomike që i bëhen medias, presione gjithfarësh. Dhe ju e dini që keni një të dhënë tjetër që u shfaq nga reporteret pa kufij. 80% e kolegëve tuaj braktisin profesionin. Dhe keni parë që liria e medias në Shqipëri ka rënë 7 shkallë brenda një viti dhe 9 shkallë ka rënë korrupsioni brenda një viti. Pra shtimi i korrupsionit, shtimi i parasë së pisët dhe blerja e të gjitha pushteteve duke mos kursyer dhe pushtetin e katër që është media. Pra e gjithë kjo situatë kërkon një shkundje të madhe në kuptim politik, shoqëror dhe elektoral.

Mundet ta japë koalicioni politik opozitar?

Po e ka dhënë përgjigjen koalicioni me një mbështetje të tillë. Nëse është thënë që këtu e deri te New York Times që Shqipëria sot organizon protestat më të mëdha në Ballkan dhe më të mëdhatë në Shqipëri duke pasur parasysh Shqipërinë më të rrudhur. Përgjigjen shqiptarët e kanë dhënë. Këtu është vetëm një qeveri e cila po shtyn funeralin e saj sa të jetë e mundur më shumë. Të përfitojë një orë, një ditë, të sajojë trukun e radhës, të bëjë një propagandë ca ditë. I kemi parë ne këto lloj propagandash. Ne deri në mesin e parë të viteve 90, refugjatët e parë shqiptarë që u larguan nga Shqipëria, u mblodh pushteti i partisë së punës i quajti jashtëqitjet e kombit atëherë. Po çfarë ndodhi në krye të pak muajve, ndodhi një përmbysje epokale. Sot kjo qeveri po demonstron thjeshtë një lëngatë dhe një shpartallim edhe vulgar dhe të shëmtuar, duke treguar një gjë nga më të këqijat, që nuk kursen asgjë për ta dëmtuar vendin. Se dhe ju e kuptoni që vendi është pa qeverisje, se praktikisht të gjitha pushtetet kanë rënë, është në duart e një pushteti që ka një nivel korrupsioni dhe kriminaliteti që nuk është thjesht më një pohim madhor i opozitës. Por tani gjëmojnë të gjitha raportet e ndërkombëtarëve, gjëmojnë mediat ndërkombëtare. Ju prodhoni lajme, por sot po ju rivalizojnë mediat ndërkombëtare. Ju e shikoni që përditë në gazeta, në mediat vizive më autoritare të botës ka lajme nga më tronditëset për Shqipërinë. I rikthehem prapë që quhet Kolumbia e Europës. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë bazë operacionale, pra e organizimit të operacionit të krimit të organizuar për Shtete e Bashkuara të Amerikës, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Europën. Tani kjo Shqipëri me këto dimensione kaq të vogla që ngërthen një potencial kriminal të tillë, ka vetëm një përgjegjës dhe një shkaktar. Është vetëm dhe vetëm qeveria dhe Edi Rama. Nuk është përgjegjëse për këtë gjë as opozita shqiptare, as mediat shqiptare. Kanë marrë përsipër të kriminalizojnë vendin, kaq. Kjo do përgjigje. Nuk mund të ecë Shqipëria përpara si një vend i kriminalizuar. Do thoni ju po ndjeni dy apo tre javë, shton dëmin ndaj vendit, shton edhe përgjegjësinë ndaj vetes. Në politikë prandaj të gjithë politikanët e mençur dhe të përgjegjshëm largohen jo një ditë më pas, por nje ditë më përpara. Ky po largohet shumë ditë më pas. Shkalla e përgjegjësisë dhe e fajit rritet në mënyrë eksponenciale, jo në mënyre drejtvizore.

Të rikthehemi edhe njëherë te marrëveshja e koalicionit, cilit ja jep kjo marrëveshje kompetencat për të dialoguar për të dalë nga kjo situatë politike?

Po sigurisht. Ju e keni parë që ne kemi firmosur të gjithë së bashku në një dokument unikal. Pra ku bashkë ndajmë të njëjtat principe, të njëjtat vlera dhe të njëjtat qëndrime themelore, të cilat përbëjnë në radhë të parë platformën për daljen nga kriza, orientimin se cilat janë problematikat më të dhimbshme të vendit të cilat duan një përgjigje të menjëhershme, të cilët do ta marrin nëpërmjet zgjedhjeve të lira, por edhe përgjegjësive që opozita është krejtësisht e përgatitur për t’i marrë dhe për t’i zhvilluar më tej. Dhe gjithçka në këtë marrëveshje vë gishtin në plagë dhe jep një zgjidhje. Pra të tëra etapat themelore të strategjisë: largimi i kryeministrit, qeveria transitore, mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe krijimi i të gjitha kushteve që këto elementë të bëjnë të mundur rindërtimin e shtetit, duke i dhënë përgjigje reformës në drejtësi të shkatërruar, duke i dhënë përgjigje ekonomisë së shkatërruar nga koncesionet, që është një shkatërrim kryq e themel, rrënimit të shpresës së shqiptarëve. Sepse kemi një tregues të frikshëm që për papunësinë e të rinjve jemi vendi i parë në Europë. Çfarë do të thotë papunësia e të rinjve vendi i parë në Europë? Dëshpërim dhe një shoqëri që ka mbaruar, e cila nuk i jep stimuj askujt, të rinjve, bashkëmoshatarëve me ju që më intervistoni mua dhe plot të tjerë. Çfarë do të thotë kjo? Një Shqipëri që zhbëhet, që humbet forcën më vitale të saj, rininë. Kush do ta mbajë, qoftë në pikëpamjen e rinisë së mendjes, rinisë që punon në kantiere, rinisë që punon në të gjitha nivelet. Kush do ta mbajë? Ne po ndërtojmë Shqipërinë e 70-80 vjeçarëve? Kemi detyrim për 70-80 vjeçarët që t’u krijojmë mundësinë që të kalojnë jetën e tyre të qetë, por as atyre nuk ua krijojmë. Dhe në fund të fundit t’u krijojmë mundësi që të punojnë këta të rinj dhe të zhvillojnë veten, familjen e tyre dhe shoqërinë shqiptare dhe kontribuojnë për ata që janë. Të jeni të bindur që një Shqipëri me papunësi ekstreme, me një zhvillim ekonomik që nuk bën përpara gjëkundi. Bën të gjitha demagogjitë qeveria, por nuk raporton dot një investitor të rëndësishëm strategjik, përveç TAP-it edhe Devollit atëherë që u përmendën e u stërpërmendën. Por nuk ishin produkte të kësaj qeverie, ishin të qeverisë Berisha. Nuk ka një investitor strategjik. Ku do punojnë njerëzit? Ku do i sigurojnë të ardhurat? Në fund të fundit bën ç’bën politika duhet t’i japë përgjigje përditshmërisë së familjes. Çfarë ka në tavolinën e qytetarëve shqiptarë? Është mbarimi i ditëve një ankth? Kjo është pyetja. Është një ankth për shqiptarët. Ju e dini më mirë nga unë që kemi 30 % të shqiptarëve që jetojnë me një dollar në ditë. Nuk ka mundësi që të dalë ndonjë nga këta të qeverisë që të krenohet. Një dollar në ditë, një mijë lek në ditë një familje me katër vetë. 30 % jetojnë me këtë gjë. Jo sipas nesh, sipas raporteve të ndërkombëtarëve, të paktën janë të paanshëm.

Teksa opozita ka aksionin për zgjedhje të lira dhe zhvillimin ekonomik në vend, nga ana tjetër ka edhe zhvillime të tjera politike në Parlament, ku kemi deputetët e rinj që kanë pranuar mandatet e deputetit të partive opozitare që hoqën dorë nga mandatet. Ndërkohë kemi edhe një parti të re që është Bindja Demokratike. Si i shikoni këto zhvillime? 

Për punët e Edi Ramës pyesni Edi Ramën. Të gjitha këto që më pyete, këto patatet e kalbura, kjo parti, janë deputetët e tij, është partia e tij, pyesni Edi Ramën. E keni mjaft të thjeshtë megjithëse nuk besoj që keni jetuar në atë kohë, merrni dhe shikoni se ç’i ndodhi Ramiz Alizë në ’91-ish me bashkimet profesionale dhe me historitë e tjera. Këto janë bashkime profesionale këto deputetët e rinj, kjo partia, që edhe për nga emri duhet ta dijë Edi Rama se është stili i tij. Sa e zgjidhi hallin Ramiz Alia në atë kohë, aq do ta zgjidhë edhe ky. Ju e dini fatin e Ramiz Alizë, partia e tij humbi në mënyrë katastrofike, ai vetë iku nga pushteti, përfundoi edhe në burg dhe demokracia bëri rrugën e saj. Ky është në atë situatë, edhe fati është i njëjtë.

Mendoni se do të ketë zgjedhje lokale më 30 qershor?

Me kryehajdutin Edi Rama që të bëjmë ujkun për bari. Ai që vodhi në 2017-n, që e mori vesh gjithë Shqipëria se si bliheshin votat, sepse dosjen 339, ato zbardhjet besoj ju i keni tani. Ju e patë një reportazh të RAI-t, ku intervistuesi thoshte: Siç i kemi blerë votat në zgjedhjet e kaluara, do t’i blejmë edhe në këto zgjedhje. Tani ky do t’i administrojë zgjedhjet? Administratori i zgjedhjeve është ky. Çdo bëjmë ne? Do riciklojmë të njëjtat zgjedhje? Do shikojmë hajdutllëkun dhe pastaj do fillojmë ta komentojnë dy vjet? Jo, është koha për ta ndalur sot.

Po a mundet opozita ta rrëzojë këtë qeveri, këtë kryeministër?

Po pse ju pandehni që kjo Shqipëria, procesi politik, mënyra se si zhvillohen ngjarjet, këto janë pronë e Edi Ramës? Pronë e një partie ka ekzistuar në Shqipëri në kohën kur sundonte Partia e Punës dhe politika ishte pronë e një partie dhe qytetarët ishin pronë e një partie, sepse ju e dini votohej një parti me 99.99 për qind. Ju duket qesharake, por ne të gjithë kemi hedhur votën tonë te ky 99.99 për qindësh. Nuk jemi më në 91-shin. Jemi ndarë nga prona e një partie. Një parti që do të sillet sikur shtetin dhe qytetarin e ka pronë të sajën, ka fund të pashmangshëm, nuk e duron, e asgjëson pluralizmi.
Deri ku është e gatshme opozita që të bllokojë këtë proces zgjedhor dhe të vijojë me një proces të ri të reformuar?
Zgjedhjet në Shqipëri janë damkosur si zgjedhje të vjedhura. Jo sipas nesh, e keni në raportin më të fundit të DASH, qartë fare, që në hyrje. Thënë e gjithë, çdo të thotë? Do të thotë që kjo do të marrë përgjigje. Askush prej nesh nuk do zgjedhje të padrejta.

Deri ku mund të shkojë aksioni opozitar? 

Do jetë në sytë tuaj dhe do ta shihni që do të jetë shumë i larmishëm dhe shumë i fortë njëherazi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...