Berisha reagon për dhunimin e gazetarëve nga pushtetarët, rasti i fundit nga Balluku

E mërkurë, 24 Prill 2019 22:31

Nga Sali Berisha/

Ndal dhunes dhe terrorit, veprimtarise kriminale te Edvin Urrejtesit dhe narkoshtetit te tij ndaj gazetareve!

Te dashur miq, pas asgjesimi te parlamentit si tempull i demokracise dhe pluralizmit politik, Edvin Kristaq Urrejtesi dhe narkos-it e tij jane versulur si bisha te terbuara gazetareve, parlamentareve te fjajes se lire per te shkaterruar edhe parlamentin e tyre, pa te cilin njelloj si ne rastin e parlamentit te perfaqesuesve te popullit demokraci nuk ka dhe nuk mund te kete. Keshtu, ne nje hark kohor tre javor viktima te dhunes banditeske shteterore policeske kane qene shtate gazetare, numerikisht sa ne asnje zone lufte apo vend tjeter te planetit. Dje radhen e kishte gazetarja e televizionit Klan, Ola Xama, e cila u dhunua per shkak te detyres me fjalor banditesk dhe shtyrje nga nje narkos i narkoqeverise ne parlamentin e trafikanteve, krimineleve dhe horrave. Ky dhunim per shkak te detyres i gazetares Ola Xama erdhi pas dhunimit dhe keqtrajtimeve kriminale per shkak te detyres ne nje hark kohor tre javor te gazetareve Nikoll Lesi, Artur Çani, Dorjana Bezati, Erion Skendaj, Renaldo Saljani, dhe gazetarit te Fiks Fare.
Kjo situate dramatike e gjendjes se mediave eshte rezultat i qendrimit skizoid, denigrues, armiqesor te hapur te kreut te meduzes se narkoshtetit, Norieges, mediave dhe lirise se fjales dhe pastaj qendrimit ne shembulli e tij personal te narko qeveritareve, narko deputeteve, narkokomisareve etj ndaj mediave dhe fjales se lire.

Me kete rast shpreh solidaritetin tim me te madh ndaj gazetareve te dhunuar dhe denoj me ashpersine me te madhe kete agresion te kreut te narkoshtetit dhe fallangave te tij ndaj tyre si nje rrezik madhor per fjalen e lire dhe mbare shoqerine shqiptare. Une gjithashtu ju bej thirrje te gjithe gazetareve, analisteve, redaktoreve te bashkohen ne nje proteste te fuqishme kunder narkoshtetit dhe te mos presin momentin kur do t’ju vije radha edhe atyre te rrihen, torturohen apo dhe me keq te blihen si plaçke tregu.

Nje thirrje te veçante iu drejtoj institucioneve nderkombetare
OSBE ne Vjene, Keshillit te Europes, Komisionit te Helsinkit te Kongresit te SHBA, Komisionit te te Drejtave te Njeriut te Parlamentit Europian, Human Right Watch, Amnisty International, Gazetareve pa Kufij te nderhyne me urgjence ne mbrojtje te gazetareve dhe mediave ne Shqiperi nga ky agresion i narkoshtetit dhe kreut te tij kunder tyre. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...