'1 miliard euro ndërtime në tri vite nga Bashkia Tiranë, krye-lavatriçja e krimit në rajon'

Saturday, 27 Prill 2019 15:21

Ish-anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja ka denoncuar, ndërtimet pa kriter të të aprovuara në 3 vitet e fundit nga Bashkia e Tiranës.

Sipas Krajës vetëm në vitet 2016-2018 janë dhënë 1 miliard euro leje nga Bashkia Tiranës, që i cilëson si kryelavatriçen e parave të krimit të në rajon.

‘#VEMENDJE-Shifër zyrtare

#_1_MILIARD euro ndërtime të reja aprovuar në 3 vitet e fundit 2016/18 nga Bashkia Tiranë.

Kjo është vlera sipas çmimit reference, çka nënkupton që vlera e tregut e lejeve të akorduara është padyshim dhe më e lartë.

Ndërkohë që Bashkia lufton këmba këmbës me "evazionin fiskal" të shitësve ambulantë, më e moralshme dhe urgjente do të ishte të luftonte etiketimin e pa-evitueshëm si "krye-lavatriçja" e parave të krimit në rajon.

E kam shprehur dhe në shkrime të mëparshme. Personalisht, e shoh sektorin e ndërtimit si jetik në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit. Madje mbështes fuqimisht dhe ndërtimin e një distrikti financiar/shërbimesh teknologjike të mirëfilltë në zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës, ashtu si çdo kryeqytet europian modern e atraktiv për investimet e huaja.

Por shifra e 1 miliardëve, propaganda mashtruese e pyllit orbital, zhdukja e lulishteve, shkatërrimi i trashëgimisë si me rastin e Teatrit Kombëtar, rritja e ndotjes urbane, mos investimi adekuat në rrjetin e ujit të pijshëm e në atë të shkarkimeve, paralizimi i trafikut, braktisja e projektit të Tramit, mungesa e transparencës dhe të konsultimeve publike në shkatërrimin e "lagjeve" të Tiranës, së fundmi përfshirja e Bashkisë në PPP ndërtimesh pallatesh etj etj, të gjitha këto marrë së bashku na çojnë vetëm dy mundësi:

- ose kjo është Bashkia më e pa-aftë, propagandistike e mashtruese që ka njohur ndonjëhere ky vend;

- ose kjo është vjedhja e shekullit me 1 Miliard euro ku një zot e di sa është % e parave që janë paguar nën dorë...’, shkruan Kraja.

Modifikuar më Saturday, 27 Prill 2019 16:47

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...