“Zgjedhje pa opozitën nuk ka”/ Braimllari: Rama përkrah stabilitetin e krimit

Saturday, 27 Prill 2019 18:41

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka theksuar edhe njëherë se opozita është e vendosur në rrugën e saj dhe se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë.

Në një postim në facebook, Braimllari shkruan se do të jetë revolta popullore ajo, që sipas tij, do të ta largojë kryeministrin, për të cilin thotë se ka shkatërruar vendin.

Postimi i plotë:

Shqipërinë e ka destabilizuar, stabiliteti i krimit të organizuar që ka përfshirë qeverinë “Rama” dhe pjesën më të madhe të parlamentit. Stabiliteti i krimit që është përkrahur dhe frymëzuar nga Edi Rama po cënon të ardhmen evropiane të vendit. Opozita i ka të gjitha mundësitë për të mos lejuar zgjedhje farse në këtë vend që Rama të instalojë një regjim monist. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë dhe kemi përkrahjen e jashtëzakonshme popullore. Zgjedhje pa opozitën nuk do ketë.

Revolta popullore do ta largojë këtë kryeministër antikombëtar që shkatërroi vendin, mbolli varfëri dhe krim, që largoi Shqipërinë nga BE dhe shkatërroi të gjithë jetën sociale në vend.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...