Takimi në Berlin nuk është "tani ose kurrë", por një shans për Kosovën e Serbinë

Diel, 28 Prill 2019 10:03

Takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, nuk është vendimtar për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, por është një shans për të biseduar, tha ish-zëvëndësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takojnë Merkelin dhe Macronin më 29 prill në Berlin, njofton REL.

"Librat e historisë në Ballkan janë plot me momente 'tani ose kurrë'. Mendoj se takimi në Berlin nuk është një prej tyre, por është një shans. E vlerësoj Gjermaninë dhe vendet e tjera që vazhdojnë të organizojnë takime të tilla, në të cilat flitet për hapat e ardhshëm", tha Hoyt Yee në një diskutim në Institutin Ndërkombëtar Republikan në Uashington, me temën: "Zgjidhja e së pazgjidhurës në Ballkanin Perëndimor".

Hoyt Yee tha se shpreson se në Berlin do të diskutohet sinqerisht dhe në detaje për hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës dhe se do të bëhet përparim.

"Mendoj se ideja për ndarje të territoreve në vija etnike nuk është e mirë, as pragmatike, as politike, as diplomatike. Nuk është diçka për të cilën duhet folur", tha Hoyt Yee, transmeton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

Diplomati amerikan po ashtu tha se Serbia duhet të vendosë "nëse do që të ulet në karrigen ruse apo atë evropiane".

Anëtarësimi i disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025 nuk është real, tha Hoyt Yee.

Ai shtoi se se bashkësia ndërkombëtare momentalisht nuk ka strategji të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe se as BE-ja, as SHBA-ja nuk po ia kushtojnë rajonit rëndësinë që do të duhej.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...