Meta: Pa zgjedhje të ndershme nuk ka çelje negociatash as në vitet që vijnë

Tuesday, 30 Prill 2019 21:17

Presidenti Ilir Meta në intervistën e dhënë sot për Ora News ka qenë mjaft i qartë në përgjigjen e tij lidhur me pyetjen nëse Shqipëria e meriton ose jo hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Sipas kreut të shtetit, pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka çelje negociatash as në vitet që do të vijnë.

 

Gazetarja: Zoti Meta si i interpretoni sinjalet e deritanishme nga Samiti i djeshëm i Berlinit? Sidomos sa i takon çështjes së integrimit të Shqipërisë në BE. Sinjalet janë që nuk do të marrim dritën jeshile për në qershor, data është shtyrë për në shtator.

Presidenti Meta: Kjo pyetje nuk më habit ose kjo situatë nuk më habit. Është dramatike do të thosha që të bëjmë sikur jemi në rrugën e duhur, kur nuk është kështu. Dhe natyrisht që këtu mendoj që nuk është vetëm përgjegjësia jonë si klasë politike e Shqipërisë, por nuk jam këtu për të bërë gjykime për të tjerët, sepse mendoj që ne duhet t’i nxjerrim përgjegjësitë te vetja jonë.

Unë vitin e kaluar vetëm një ditë pas vendimit të Këshillit për shtyrë marrjen e vendimit pra për një vit më vonë, kam thënë se siç iku nga sot-dje një ditë, kështu do të ikë dhe një vit.

Prandaj, duhet menjëherë të fillojë pozita-opozita dialog të mirëstrukturuar për të gjitha çështjet kyçe të integrimit në mënyrë që të tregojmë me prova, me rezultate bindëse se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave, jo vetëm për t’i dhënë statistika suksesi Europës, por në radhë të parë për të dhënë mesazhe pozitive të forcimit të institucioneve, të rritjes së sigurisë së përgjithshme në vendin tonë.

Sepse kemi parasysh që ende mbetet një shqetësim, jo vetëm krimi i organizuar, por mbetet një shqetësim edhe largimi i të rinjve dhe i forcave krijuese nga vendi.     

Gazetarja: Në optikën tuaj, kemi bërë hapa para apo pas? E meritojmë çeljen e negociatave?

Presidenti Meta: Së pari, absolutisht që përgjigja imë në çdo rast është që Shqipëria e meriton integrimin europian, çeljen e negociatave, anëtarësimin në BE për shkak të vokacionit të fortë europian të popullit shqiptar, por edhe të qytetarëve shqiptarë.

Përsa i takon çështjes së standardeve, unë do të dëshiroja që përsëri të isha optimist, por kjo situatë në të cilën ne ndodhemi, absolutisht që na tregon që shumë standarde të funksionimit të institucioneve në vendin tonë nuk janë aty ku duhet të ishin.

Në këtë drejtim çdo vazhdim në këtë rrugë të gabuar pa një reflektim të të dyja palëve në emër dhe të këtij interesi të përbashkët europian, përveç interesit kombëtar, interesit social e qytetar, absolutisht që vetëm sa na largon, jo vetëm muajt e ardhshëm, por edhe në vitet e ardhshme.

Për arsye sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kriter i patjetërsueshëm i procesit të integrimit europian, sepse nga ato burojnë të gjitha institucionet demokratike që garantojnë demokracinë në një vend të besueshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...