Shtyrja e pranimit të Shqipërisë nga BE si vend kandidat, nga qershori në shtator, ka ngacmuar ish-ministrin Bushati të reagojë.
“Sot shënon 15 vjetorin e zgjerimit të “Big Bang” të #EU me 10 vende të #CEE. Një arritje historike pas Luftës së Ftohtë. 15 vjet më vonë, pranimi në BE i #WesternBalkans duket mjaft i largët, duke mos tejkaluar ende boshllëqet ekonomike dhe sociale. Punë e pa përfunduar!”, shkruan ai.
Vjet kur në qershor 2018 nuk e pranuan Shqipërinë, kryeministri Rama deklaroi prerë se në qershor 2019 do marrim vulën zyrtare. Tashmë kur Samit i Berlinit e shtyu prapë, solli reagimin e Ditmir Bushatit.