Prezantohen 10 detyrat e Qeverisë Tranzitore

E Enjte, 02 May 2019 11:55

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur sot opozitën e bashkuar, ku sikundër ka deklaruar një ditë më parë, do të bëjë sot prezantimin e platformës për Zgjedhje të Lira e të Ndershme. Në këtë takim janë krerët e partive aleate të PD.

“Do prezantoj 10 detyrat kryesore që qeveria tranzitore do të ketë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, që do vetëm vullnet politik, që kryeministri i qeverisë tranzitore dhe ministrat të jenë jashtë konfliktit të interesit”, u shpreh Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Jemi sot në një paralizë totale të drejtësisë, që sot si kurrë më parë në ndonjë vend të botës ndodhet në kushtet e mungesës së Kushtetueses, asgjësimit të Gjykatës së Lartë, të kapjes së Prokurorisë së Përgjithshme. Për herë të parë shënohen afera që për nga shumat marramendëse. Numri i shqiptarëve të larguar nga vendi në 5 vite të arrijë përmasa të papara që nga fillimi i viteve 90. Kolapsi  i ekonomisë ka sjellë shkatërrimin e mijërave vend të punës, nivele mjerimi si në vende të Afrikës, një në 10 shqiptar ushqehen një herë në ditë, shëndetësia dhe arsimi gjenden në krizën më të thellë.

Ka dy arsye, kjo qeveri dhe pseudomaxhorancë nuk ka ardhur si produkt i votës së lirë dhe nuk janë përgjegjës para qytetarëve por si bashkëpunim i krimit të organizuar dhe shitblerjes së votës me paratë e krimit dhe drogës.

Ndryshe nga sistemi më i thjeshtë demokratik, nuk ka më asnjë kontroll të pushtetit, të gjitha janë në një dorë, parlamenti ilegjitim kontrollohet nga qeveria ilegjitime.

***

Jemi sot në kolaps total se vendi nuk ka as parlament e as qeveri legjitime dhe pasojat bien mbi shqiptarët e pafajshëm. Cdo skandal do të mjaftonin që qeveria të kishte rënë në cdo vend evropian, që kafazi i të pandehurve të ishte plot me jakat e bardha të kabinetit, në një mega proces që në rastin e unazës duhet të shihte pas hekurave nga ministri te nëpunësi që nënshkroi kontratën me një kompani fantazmë. Por nuk ndodh sa kohë që vota e lirë është asgjësuar, ka sjellë kapjen e drejtësisë, nivele të papunësisë, mjerimit, varfërisë dhe papërgjegjshmërisë totale që shteti e ka për detyrë tu japë shqiptarëve.

Nuk ka të bëjë me reformat e thella politike, por detyrat e qeverisë tranzitore për ti dhënë fund disa praktikave të tmerrshme korruptive që kanë shkatërruar votën e shqiptarëve, në eksperimentin që i hapi rrugë 2017, në zgjedhjet e pjesshme të Dibrës.

Do prezantoj 10 detyrat kryesore që qeveria tranzitore do të ketë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, që do vetëm vullnet politik, që kryeministri i qeverisë tranzitore dhe ministrat të jenë jashtë konfliktit të interesit.

Zgjedhje me Ramën nuk do të ketë, zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, janë farsë, janë tentativë e dështuar, nuk do të lejojmë që krimi të bëjë më zgjedhje në vend. Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave.

*Prezantimi nga Oerd Bylykbashi:

PLATFORMA PËR ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME:

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

LEGJITIMITETI & STABILITETI DEMOKRATIK

  • • Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i legjitimitetit të Parlamentit, Qeverisë dhe Pushtetit Vendor.
  • • Zgjedhjet pa standarde dhe të manipuluara hedhin në erë bashkëjetesën demokratike dhe stabilitetin.

ZGJEDHJET E LIRA, THEMEL I STABILITETIT DEMOKRATIK

  • • Pa zgjedhje të lira nuk ka demokraci, shtet të së drejtës, integrim europian.
  • • Përmirësimi i zgjedhjeve mundësoi dy rotacione paqësore politike. (2005 & 2013)
  • • ODIHR (2009): Zgjedhjet arritën shumicën dërrmuese të Angazhimeve të OSBE-së.

ZGJEDHJET E LIRA, THEMEL I INTEGRIMIT EUROPIAN

  • • Progresi në standardet zgjedhore në vitet 2002-2013 kontribuoi për progresin e integrimit europian.
  • • Përkeqësimi i standardeve zgjedhore në vitet 2015 dhe 2017 riktheu si kusht të BE-së zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

VULLNETI POLITIK

  • • Vullneti politik është parakusht për zgjedhje të lira e të ndershme.
  • • Legjislacioni nuk mund të zëvendësojë vullnetin e munguar politik.
  • • Vullneti politik është rekomandimi i parë i çdo raporti të ODIHR-it.
  • • Një qeveri që nuk ka vullnet për zgjedhje të lira, përbën rrezik për stabilitetin demokratik.

ZBATIMI I LIGJIT VS. REFORMA ZGJEDHORE

  • • Pavarësisht nevojës për reformë zgjedhore, problemet më madhore në mbarëvajtjen e zgjedhjeve nuk kanë nevojë për ndryshime në Kodin Zgjedhor.
  • • Këto probleme janë çështje të qeverisjes së përditshme, pra, kërkojnë vetëm vullnetin politik dhe përgjegjshmërinë e Qeverisë.
  • • Në rast nevoje për legjislacion, nevojitet vetëm shumicë e thjeshtë, akte të Këshillit të Ministrave apo të ministrave përgjegjës.

PROBLEMET MADHORE TË ZGJEDHJEVE

  1. Përfshirja e krimit të organizuar në bashkëpunim me qeverinë në shitblerjen e votës dhe presioni mbi zgjedhësit.
  2. Presioni mbi administratën dhe abuzimi me burimet shtetërore.
  3. Identifikimi i besueshëm i zgjedhësve.
  4. Lista e zgjedhësve dhe sistemi i adresave.
  5. Votimi fiktiv i emigrantëve.
  6. Roli i policisë në zgjedhje

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE KRIMI I ORGANIZUAR & SHITBLERJA E VOTËS

  • • Shitblerja e votës përbën korrupsion zgjedhor. (krim i rëndë – Kodi Penal 2017) Ky fenomen kriminal cënon lirinë e votës.
  • • Në 2015-2017 përfshirja e krimit në marrëveshje me qeverinë u kthye në problem akut zgjedhor.
  • • Zgjedhjet e Korçës në tetor 2013 provuan shitblerjen e organizuar të votës nga PS. Amnistia nga PS e këtij krimi zgjedhor konfirmoi se shitblerja e votës u bë me mbështetje të qëllimshme politike.
  • • Për herë të parë, ODIHR-i bëri rekomandim për shitblerjen e votës në zgjedhjet 2015. (rekomandimi 14)
  • • Zgjedhjet e pjesshme të Dibrës në shtator 2016 vërtetuan përdorimin sistematik dhe të organizuar të krimit të organizuar me përfshirjen e niveleve më të larta politike (Dosja 184).
Modifikuar më E Enjte, 02 May 2019 11:56

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...