Haradinaj për Der Spiegel: Nuk negocioj me një bastard si Vuçiç

E Enjte, 02 May 2019 12:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, që në fillim të mandatit të tij në krye të Qeverisë, kishte thënë se do të qëndrojë larg tavolinave të negociatave me Serbinë.

Një qëndrim të tillë ishte munduar ta arsyetojë me punët e mëdha që e prisnin dhe problemet e shumta që ka Kosova me papunësi, zhvillim ekonomik e fusha të tjera, të cilat kërkojnë zgjidhje.

Megjithatë një nga arsyet mund të ketë qenë edhe fakti se në anën tjetër të tavolinës në Bruksel do t’i duhej të negocionte me ata që ua kishte kthyer tytën e pushkës 20 vjet më parë.

E ndoshta për dallim nga liderët tjerë të Kosovës të cilët janë ulur në tavolinë përballë serbëve me më pak emocione, e kaluara dhe ato çfarë i kanë ndodhur Haradinajt gjatë viteve të luftës ia bëjnë një gjë të tillë edhe më të vështirë.

E një nga arsyet se pse nuk do të dëshironte të ulej në një tryezë për paqe me Vuçiqin, Haradinaj e ka treguar në një intervistë për të gazetën prestigjioze gjermane, Der Spiegel.

“Unë nuk do të negocioj me atë bastard”, ka thënë Haradinaj, citat të cilin gazeta gjermane e ka vendosur edhe në titull të shkrimit, intervistë që është botuar edhe javë më parë, por që është përsëritur nga gazeta gjermane.

Në këtë intervistë ndër të tjera, Haradinaj përshkruhet si një burrështetas të rafinuar i cili pëlqehet në Kosovë si kryeministër.

Gazeta gjermane thotë se ndoshta po të mos ishte Haradinaj me shokët e vetë të UÇK’së, sot mbase Kosova nuk do të ekzistonte.

“Po mos të ishte Haradinaj dhe shokët e tij, ndoshta Republika më e re në Evropë nuk do të ekzistonte” shkruan Der Spiegel, transmeton Gazeta Express.

Në këtë shkrim përmendet edhe nofka e Hardinajt të cilët e kishte bartë gjatë luftës në Kosovë.

“ Nën nofkën e ‘Smajl’, ai ka komanduar një pjesë të UÇK’së, që kulmoi me kryengritjen kundër forcave okupuese serbe në Kosovë. Sot ai është kreu i një vendi që kërkon vendin e tij në Evropë”, shkruan gazeta.

Ramush Haradinaj në luftën e Kosovës ka qenë komandant i UÇK’së në Zonën e Dukagjinit. Dy vëllezërit e tij, Luani dhe Shkëlzeni u vranë në luftë e sipër për të çliruar Kosovën nga Serbia.

Modifikuar më E Enjte, 02 May 2019 12:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...