Samiti I Berlinit, Erisa Xhixho: Mos hapja e negociatave, dështim i qeverisë Rama

E Enjte, 02 May 2019 13:41

Shumica e  shqiptarëve kanë vendosur të destabilizojnë krimin e organizuar në vendin tonë, nuk duan më një qeveri që punon për oligarkët, duke varfëruar çdo ditë e më shumë shqiptarët, nuk duan të largohen nga Shqipëria por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.

Erisa Xhixho, ish Zëvendësministre e Integrimit në intervistëm për gazetën “Telegraf” pohon se shtyerja e hapjes së negociatave për anëtarësimine  Shqipërisë në BE është pasojë e dështimit të reformave integruese të qeverisë “Rama”. Zonja Xhixho i kundërvihet OSBE-së, duke i kujtuar se pa opozitë nuk mund të bëhen zgjedhje vendore në Shqipëri.

-Zonja Xhixho, kryeministri Rama ka thënë se Opozita dorëzoi mandatet e deputetëve tani që do ngrihet SPAK dhe ka frikë nga Drejtësia. Po kjo qeveri 6 vjeçare, përse nuk ka frikë nga Drejtësia?

– Vendimi për dorëzimin e mandateve i ka dhënë opozitës një kredo morale shumë më të madhe duke treguar vendosmërinë e saj në betejën e lidhjes së krimit të organizuar me politikën, që tashmë është faktuar nga përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Qëndrimi i z.Ramës për frikën e opozitës nga drejtësia është qesharake dhe propagandë dëshpëruese. pasi me lënien e mandatit deputetët e opozitës hoqën çdo lloj imuniteti të mundshëm duke treguar që jo vetëm nuk kanë frikë nga kjo reformë por janë të gatshëm për çdo sacrificë që do mund t’i japë vendit një parlament legjitim dhe funksionim të shtetit të së drejtës.

–  Pse OSBE dhe disa ambasadorë bëjnë thirrje që zgjedhjet vendore të bëhen edhe pa Opozitën?

– Zgjedhje vendore pa opoziten nuk do të ketë. Edhe djegia e mandateve kishte për qëllim që partnerët tanë ndërkombëtar ta shohin me seriozitet dhe realizem atë që po ndodh në Shqipëri pasi raportet periodike të tyre janë shumë realiste për atë çfarë po ndodh në vendin tonë. Çdo qasje për ta pasqyruar situatën si normale dëmton interesat e vendit, pasi e vetmja zgjidhje e krizës politike është zgjedhje politike nëpërmjet krijimit të qeverisë tranzitore pa kryeministrin Edi Rama si ideatori i institucionalizimit të blerjes së votës në bashkëpunim me krimin e organizuar.

– Përse ende faktori Ndërkombëtar nuk sensibilizohet dhe nuk shqetësohet që standartet Demokratike në Shqipëri janë shkatërruar derisa ka gati 2 vjet që nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe së fundi është paralizuar edhe KLSH?

– Mos mendoni që faktori ndërkombëtar dhe këtu flas për qeveritë e shteteve anëtare apo të SHBA nuk e njohin situatën në vendin tonë, padyshim që presioni ndaj qeverisë është aty edhe pse jo shumë i dukshëm. Ne jemi në një situatë të paprecedent.  Ndaj zgjidhja e vetme për këtë situatë kërkon sa më parë zgjidhjen e ofruar nga opozita, si e vetmja mënyrë për të garantuar rikthimin në shinat ligjor dhe kushtetues funksionimin e institucioneve.

– Cili është produkti i deritanishëm i Reformës në Drejtësi?

– Së pari reforma drejtësi ishte e paplotë sepse nuk ndryshoi proceset por njerëzit. U keqprogramua kalendari i veprimeve, duke sjell kaos në sistem ku sot jemi pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe rrezikojmë të ndodhemi dhe pa Gjykatë Apeli, me prokuror të përkohshëm të zgedhur në mënyre antikushtetuese me 69 vota. Nuk u ruajt konsesusi deri në fund duke sjell atë pasojë që Komisioni Venecias e kishte paralajmëruar që në draftimin e kësaj reforme se: krijimi i një numri të madh të institucionove të reja të drejtësisë përbën rrezikun e kapjes së drejtësisë nga maxhoranca aktuale ose ajo që mund të vi nesër. Vettingu ka dalë nga shtrati ligjor dhe ka krijuar standarte të dyfishta kjo e raportuar tashmë edhe prej Brukselit, nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit  në zyrat e veta në Tiranë  për tre probleme që ata kanë vërejtur ; 1.shpëjtësia e reformës, pra ritmet e ecurisë së saj , ku nga 800 prokurorë e gjyqtarë që ka sistemi deri më sot janë vetuar 130 dhe me këtë ritëm të ngadaltë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk do mund ta përmbushë detyrën deri 2021 që ka afatin e veprimtarisë së tij, 2. standardet e dyfishta  dhe 3. metodat e investigimit.

– Cila do të jetë mënyra politike që Opozita nuk do të lejojë të zhvillohen zgjedhjet vendore me këtë qeveri dhe Edi Ramën kryeministër?

– Duhet të jemi të qartë që zgjedhje pa opozitën nuk do të këtë. Qasja e normalitetit të situatës politike që do të japë idenë kryeministri Rama është totalisht e gabuar dhe e rrezikshme për vendin.

–  BE nuk hap negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në qershor, a është kjo një arësye bindëse që BE të përkrahë Opozitën shqiptare?

– Padyshim ky është një dështim i drejtpërdrejt i qeverisë Rama. Mos arritja e plotësimit të kushteve në Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e njeriut dhe padyshim rritja e numrit të azilkërkuesve në vendet e BE, mos zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe ndershme si kusht që Gjermania ka vënë tashmë Shqipërisë solli këtë vendimarrje aspak pozitive për vendin dhe qytetarët. Ky dështim ka vetëm një përgjegjës që është kryeministri z.Rama, i cili integrimin europian tashmë nuk e ka prioritet. Opozita ka qënë shumë e përkushtuar për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE si e vetmja mënyrë për të pasur një monitorim permanent te BE ndaj vendit tonë në gjithë fushat e zhvillimit të tij dhe mbi të gjitha tek zgjedhjet e lira dhe ndershme si A e demokracisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...