Protesta e opozitës, flet Mustafaj: Rama duhet të ishte larguar

E Enjte, 02 May 2019 20:27

Pasi përfundimit të protestës në Elbasan ku ishte i pranishëm edhe vetë kryedemokrati Lulzim Basha, analisti Besnik Mustafaj tha se qytetarët e vendit po tregojnë se janë më të qartë se politikanët, ndërsa pohoi se pushteti në vend është përqendruar në duart e një njeriu të vetëm.

Gjithashtu ai komentoi nga studioja e lajmeve në News 24 edhe regjistrimin pak çaste më parë në KQZ, të shtatë partive opozitare, të cilat nuk janë pjesë e LSI dhe PD-së, por kanë hyrë si një opozitë tjetër për të sfiduar qeverinë Rama në zgjedhjet e qershorit.

Analisti shprehet se kryeministri Edi Rama ka humbur aftësinë për të analizuar zhvillimet në vend dhe për këtë shtoi ai, shefi i ekzekutivit duhet të ishte larguar.

“Pushteti është i përqendruar tek një njeri. Protestuesit janë shumë më të qartë se politikanët. Unë isha në paraqitjen e platformës, por Basha tha se kjo është vetëm fillimi i një proteste.

Qeveri tranzitore nuk mund të prodhojë vetëm opozita. Qeveria tranzitore ka vetëm dy rrugë: Ose me kompromis ose me revolucion, unë vetë nuk jam revolucionar. Unë kam mbrojtur pikëpamjen se opozita nuk ka monopol. Kemi edhe forca të tjera politike, që deklarohen se nuk janë pjesë e formacionit . Këto parti duhet të shohim aksionin e tyre politik dhe programin. Unë besoj dhe kam bindjen se Rama duhet të kishte ikur. Me të gjithë këto skandale të ndodhura, unë mendoj se Rama e ka humbur komplet analizëaftësinë e tij, si një politikan përballë zhvillimeve në vend”-tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...