Shpëtim Idrizi zbulon arsyet e përplasjeve me Ramën

Saturday, 04 May 2019 09:16

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka treguar se përse u largua nga aleanca me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, bëhet fjalë për një zgjedhje të detyruar pas asaj që ndodhi me PDIU-në në zgjedhjet e kaluara dhe ndryshimi i kursit të Ramës për çështjen çame dhe Greqinë.

“Ka qenë zgjedhje e detyruar pasi ajo që ndodhi me PDIU erdhi për shkak të asaj që ndodhi në zgjedhjet e kaluara dhe ndryshimi me 360 gradë i Ramës për çështjen çame. Sulmi u bë me mandatin e Fierit dhe Tiranës. Ajo që ndodhi me PDIU dhe Rilindjen u godit me kursin 360 gradë të çështjes çame. Rama ndryshoi kursin me Greqinë. U bë ligji i turpshëm për toponimet sepse 800 pleq që kanë lindur në Çamëri përfshirë edhe babain tim duhet të ndryshojmë emrin. Ky ndryshim i kursit shpjegon dhe goditjen që na u bë në zgjedhje. Rilindja na sulmoi, na mori mandatet, çështjen çame na mori edhe ato pak që ishin në administratë dhe ne dolëm në opozitë”, ka thënë Idrizi i cili tashmë është rreshtuar në aleancën opozitare./Opinion.al

Modifikuar më Saturday, 04 May 2019 12:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...