150 anëtarë të rinj në Lezhë/ Basha: Rama humbi bastin për shkurajimin e shqiptarëve

Saturday, 04 May 2019 12:04

Gjatë një takimi me qytetarët në Lezhë, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh sot se 150 anëtarë të rinj i shtohen forcës politike që drejton. Në fjalën e tij Basha tha se basti i Ramës për të shkurajuar shqiptarët, humbi më 16 shkurt, ditën e nisjes së lëvizjes demokratike popullore, për t’i dhënë fund asgjësimit të sovranit me parlament, drejtësi dhe ekonomi falso.

“Radhët e degës PD shtohen me plot 150 anëtarë të rinj. Ngjarje e shënuar për demokratët e Lezhës, për degën tuaj por edhe për mua si kryetar i PD dhe opozitës. Jo thjesht për momentin që ilustron shtimi i radhëve, aq më shumë me rininë, por është tjetër dëshmi e shpresës e bashkimit të shqiptarëve me PD, rreth PD. Po rikthejmë shpresën e besimin e çdo qytetari shqiptar, kurajon për të qëndruar e për të fituar për të ardhmen.

Beteja kryesore e Ramës dhe klikës së tij në pushtet, ndërsa shtrëngon lakun në fytin e cdo shqiptari, kapi parlamentin e zgjedhjet, paralizoi prokurorinë për të mbyllur dosjet e korrupsionit, furitë e propagandës më të shfrenuar dëgjohen nga mëngjesi në darkë se Shqipëria nuk ka asnjë problem, madje edhe shqiptarët e ngritur në protestë janë ftesë për turistët. E kuptoni deri ku shkon çoroditja. I ka ik truri komplet. Pse? Sepse nuk po i funksionon më instrumenti kryesor më të cilën ka marrë pushtetin, shkurajimi i njerëzeve, t’i heqë shpresën, të thotë se nuk ka më mirë se ky sharlatan, të ofrojë një spektakël bajat në mediat e blera. Basti i tij ka qenë frikësimi i njerëzve, kush del mbron të drejtat e tyre, janë shpellarë, studentët në protestë janë ngelës, sipërmarrësit janë njerëz që nuk meritojnë të dëgjohen. Shkurajimi i shqiptarëve ka qenë formula mbi të cilin është ndërtuar bashkëpunimi i Edi Ramës me krimin. Por basti i Ramës për të shkurajuar shqiptarët, humbi. Plot 11 javë më parë, më 16 shkurt ditën e nisjes së lëvizjes demokratike popullore. Për t’i dhënë fund asgjësimit të sovranit me parlament,me  drejtësi e ekonomi falso. Kjo ëndërr e Ramës u thërrmua nga bashkimi popullor i 16 shkurtit. Ne iu bindëm verdiktit të popullit pasi shteruam cdo mundësi për të korrigjuar nga brenda këtë sistem të kalbur. Përdorëm cdo instrument nga komisionet parlamentare, që do të vërtetonin se Edi Rama me Gjiknurin, Dakon, Xhafën, etj, u përfshinë në ndërmarrjen më kriminale. Shndërruan fushatën elektorale në fushatën e korrje shirjeve të krimit, duke instaluar bandat kriminale në vend. Ky grusht njerëzish janë sot autorë të përjashtimit të rinjve nga e drejta për një arsim të lartë cilësor. Duke i dorëzuar të gjithë industrinë, tregtinë, një grushti oligarkësh që sot helmojnë popullin vetëm për të mbushur xhepat e tyre dhe për t’i dhënë padronit të tyre pjesën e rryshfetit.”- u shpreh Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...