2200 dollarë bursë për studentët, premtimi i bujshëm i Bashës për Arsimin e Lartë (Tri pikat kryesore)

Saturday, 04 May 2019 20:27

Kryetari i PD Lulzim Basha, gjatë një tryeze me pedagogë dhe përfaqësues të arsimit të lartë në vend, është shprehur se universitetet në vend janë në krizën më të thellë në 29 vjet.

Gjatë takimit, kreu i PD-së shpalosi edhe programin e partisë që ai drejton sa i përket nxjerrjes nga kriza të arsimit të lartë dhe mbështetja ndaj studentëve ekselentë dhe atyre në vështirë ekonomike.

Sipas Bashës, programi i PD për Arsimin e Lartë, bazohet në 3 pika.

“Së pari na duhet përvoja, dhe marrja e përvojës nuk është diçka e thjeshtë, e lehtë dhe që mund të ndodhë sa hap e mbyll sytë. Por ne kemi një shans të jashtëzakonshëm, jo vetëm programi i Partisë Demokratike, por edhe bashkëpunimi i ngushtë me partinë tonë simotër, CDU-në e Angela Merkel dhe “Konrad Adenauer Siftung”, ka bërë të mundur që ne të përfitojmë, jo thjeshtë njohuritë, dijeninë se si ndërtohet ky sistem, por edhe kontaktet shumë të vyeshme për ta kthyer këtë, jo thjeshtë në një përfitim të Shqipërisë, por në një ushtrim ëin-ëin, si për Shqipërinë dhe brezin e shqiptarëve, ashtu edhe për industrinë gjermane të etur për vende të kualifikuara pune.

Së dyti, por do të thoja e para për nga rëndësia, është që ky vullnet politik, që sot ka formën e një programi të detajuar të Partisë Demokratike, nesër të përkthehet në atë që përkthehet vullneti politik, në qeverisje dhe në buxhet.

Dhe së treti, duhet që ky buxhet të administrohet në mënyrë të tillë, që të mos kthehet në më shumë tendera për rikonstruksion zyrash luksoze, blerjes automjetesh luksoze, por të shkojë me të vërtetë aty ku ka nevojë arsimi i lartë.

Për ta përmbyllur, më lejoni të ju siguroj se ne i qëndrojmë fuqimisht propozimit të bërë public në dhjetor, për dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë, pra për një shtesë 74 milionë dollarësh amerikanë në mënyrë të përvitshme, të ndarë në dy lote kryesore:

Loti i parë i cili përbëhet nga afro 34 milionë dollarë, do të shkojë për të adresuar një nga problemet më kryesore; të aksesit në arsimin e lartë, fakti që nuk përballohen tarifat e larta, ndër më të lartat në Europë, për cilësinë më të dobët të arsimit të lartë në Europë. Nuk është thjeshtë paradoks, është kriminale.

Pra, nga këto 74 milionë dollarë, do të përdoren 38 milionë dollarë, për të financuar, për të subvensionuar tarifat universitare të universiteteve publike, sipas një skeme ku studentët që vijnë nga familje me më pak se 640 mijë lek të vjetra të ardhura në muaj, do të përfitojnë subvensionin e plotë të tarifës Bachelor dhe Master, duke e konsideruar këtë të ardhur mujore minimumin jetik të të ardhurave.

Ndërkohë që për familjet me mbi 640 mijë lekë të vjetra të ardhura në muaj, do të përfitohet subvensionimi 50 % i tarifës Bachelor dhe Master. Efekti total është 38 milionë dollarë.

5 milionë dollarë të tjerë, do të dedikohen për të ndihmuar përveç subvensionimit 100% të tarifës edhe me një bursë prej 2200 dollarësh në vit, një kontigjent prej afro 5-6 mijë studentësh, të cilët edhe nëse ju subvensionohet totalisht tarifa universitare, e kanë të pamundur ekonomikisht të mbijetojnë. Pra të paguajnë për ushqime, qera, libra, veshmbathje, abonenë, apo transportin ndërurban.

Pjesa tjetër, 32 milionë dollarë në vit, janë planifikuar të investohen gjatë një periudhe 4-vjeçare, sa ç’është mandate normal i një qeverie të legjitimuar në mënyrë demokratike, në drejtim të investimit në infrastrukturën konviktore dhe infrastrukturën akademike të Universiteteve publike shqiptare.

Elemenit i tretë: Menaxhimi këtyre fondeve dhe menaxhimi i universiteteve në tërësi. Është emergjëncë kombëtare, largimi nga cetralizimi total, hiperstalinist që bën ligji actual për arsimin e lartë, dhe akoma më keq zbatimi apo moszbatimi i këtij ligji. Sepse edhe në fushën e arsimit të lartë, si kudo tjetër, po sundohet me dekret, “Rule by decree”. Shpesh herë në mungesë të VKM-ve dhe akteve të tjera nënligjore, janë vullnetet personale të të parit të qeverisë, apo të ministrit të arsimit, që vendosin dhe që kanë çuar, jo 5 por as 29, por 50 vite prapa, vendimarrje të tilla siç është psh; vendimarrja për kërkimin shkencor. Ndërkohë që buxheti total për kërkim shkencor për gjithë Republikën e Shqipërisë, nuk kalon 600 mijë dollarë.

Demokratizimi, decentralizimi, natyrisht duke ruajtur rolin e qevrisë si gardiane e interest publik, pra edhe gardiane e përdorimit të parasë publike, do të jenë parimet që do të udhëheqin këtë model të ri të administrimit të universiteteve, duke i dhënë një rol të rëndësishëm, vendimarrës, pedagigëve. Duke u dhënë një rol të rëndësishëm studentëve, po kështu në këtë vendimarrje.

Po padyshim qeveria jonë, qeveria e re shqiptare, do të ndërtojë çdo prioritet të investimit të parave publike në univeristetet publike, mbi kriterin e performancës. Dhe performance nuk do të jetë, thjeshtë dhe vetëm numri i diplomave të cfarëdo dege që dalin nga universitetet publike, por realizimi i objektivave të përbashkëta kombëtare që do të vendosin në trekëndëshin; botë universitare-ekonomi-qeverisje publike. Që do të thotë se ato degë të cilat më të vërtetë premtojnë ti japin një hop, një kërcim të madh përpara mundësive për punësim, për thithje të teknologjisë së avancuar, apo që kanë rëndësi të veçantë për gjendjen ku ndodhet vendi, siç është psh: nevoja akute për të rritur numrin e mjekëve. Apo ato degë të tjera të inxhinierisë dhe të çdo fushe tjetër, të cilat premtojnë jo thjeshtë dhe i përgjigjen nevojave aktuale të ekonomisë, por të projektojnë një ekonomi në rritje, padyshim që do të kenë dhe do të marrin pjesën e luanit nga financimi publik. Nuk do të jetë pra një process bajat, i ndenjur, ndarje fondesh në mnëyrë matematike, por do të jetë një proces i udhëhequr nga suksesi në treg, nga performance në treg dhe natyrisht në ato aspekte që janë jashtë tregut, por që kanë rëndësi kombëtare, siç është shëndetësia, siç është vetë arsimi, ku numri i pedagovë, 3 për 1 mijë banorë është tre herë më i ulët se mesatarja europiane. Këto do të jenë dhe degët që do të kenë prioritetin kryesor.

Me këto tre parashtrime, kam përmbyllur tre kollonat kryesor të vizionit dhe programit tonë për Arsimin e Lartë, program i cili është shumë i detajtuar dhe absolutisht, kemi mundësinë sot dhe në vijim të dëgjojmë kontributin tuaj, por edhe të përgjigjemi për çdo pyetje apo koment që mund të keni mbi këtë program.

Ka një të ardhme për arsimin e lartë shqiptar, ka një të ardhme për studentët shqiptarë, ka një të ardhme për pedagogët shqiptarë, dhe ju siguroj se ajo e ardhme do të duket krejt ndryshe nga e sotmja që ka projektuar kjo qeveri nga shullazizimi i universiteteve, nga ndërhyrja sovjetike në vendimarrje, nga përpjekja maoiste për ti kundërvënë studentët, pedagogëve, për qëllime të ulta politike. Do të jetë një e ardhme evropiane”, është shprehur Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...