Përdhosje e radhës e të rënëve të kombit!

Hënë, 06 May 2019 08:45

Nga Sali Berisha

Te dashur miq, qe nga fundi i vitit 2013 bastardi i xhelateve hoxhist Edvin Kristaq Rama ne çdo ceremoni nderimi perdhos te renet e kombit. Nga nentori i vitit 2013 gjer sot te renet e kombit perdhosen duke shoqeruar homazhet per nder te tyre me portrete te diktatorit stalinist me mizor qe shqiptaret kane njohur ne tere historine e tyre, Enver Hoxha.

Te perdhosesh te renet e kombit me portretin e Enver Hoxhes eshte nje krim i shemtuar, eshte shkelmim edhe pas dekadash mbi gjakun qe ata derdhen dhe idealet per te cilat ata u flijuan.

I njohur per barabarite e tij, genocidin, infanticidin dhe krimet monstruoze kunder njerezimit ndaj shqiptareve si Hitleri shqiptar i Pasluftes se Dyte Boterore, Enver Hoxha shnderroi luften e shqiptareve kunder pushtuesve ne nje lufte te vertet civile vellavrasese per hir te pushtetit te tij personal dhe ne funksion direkt te padroneve te tij te Beogradit.

Enver Hoxha eshte tradhetari me i madh i kombit shqiptar ne tere historine e tij. Ai shiti Kosoven dhe viset e tjera shqiptare ne ish Jugosllavi tek Tito. Ai pas luftes vendosi mbi shqiptaret diktaturen e eger te trefishte te dhunes, terrorit e luftes se klasave, tiranine e mjerimit ekstrem dhe ate te izolimit me te thelle.

Sot Edvin Kristaq Rama, ky bastard i bllokmeneve hoxhist hoqi çdo maske dhe doli ne mbrojtje te krimeve monstruoze te eterve te tij shpriteror dhe biologjik xhelat te popullit shqiptar.

Keshtu, ne nje takim me veteranet Edvini doli haptas ne mbrojtje te Hoxhes dhe klikes se tij serbo jugosllave qe shnderroi luften çlirimtare ne lufte civile vellavrasese dhe terroriste. Ai sot deklaroi se “Duke mos lejuar që në emër të studimeve të krimeve të komunizmit të cënohet një fije floku, cilitdo që mori armët për të luftuar fashistët dhe nazistët në luftën anti-fashiste nacional çlirimtare.”

Po rikujtoj ketu se po ky Edi Rama pinjoll i bllokmeneve hoxhist 27 vite me pare therriste dhe shkruante:

“lufta lufta kunder okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjithshme civile”, “shkaktare e të cilës ishte PKSH, e drejtuar nga emisarë jugosllavë” dhe se kjo ndodhi, “për shkak të luftës për pushtet të general Enver Hoxha” dhe se“Partia Socialiste që ka dalë nga mitra e përgjakur e krimit të PPSH duhet të dalë jashtë ligji ose të rithemelohet”. Apo se "Kongresi i Permetit ishte legjitimimi i diktatures". Madje dhe se, “Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo nuk mund të ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”. Asokohe Edi Rama nuk kursente as te renet per liri, ai shkruante se

“gjaku i dëshmorëve është gjaku i rremë në themel të kolltuqeve …". Kurse sot ky bastard kerkon te mos denohet shnderrimi i luftes kunder pushtuesve ne lufte vellavrasese, genocidi, krimet kunder njerezimit, veprimtaria terroriste qe Enver Hoxha dhe grupi terrorist perreth tij, nen udheheqjen e Miladinit dhe Dushanit kryen qe nga fillimi gjer ne ditet me te fundit te luftes.

Se fundi, te besh homazhe me portrete te Enver Hoxhes, armikut me te peshtire te botes se lire, NATOs dhe Bashkimit Europian, deshmon hipokrizine tende ndaj tyre dhe se ne te vertet nuk je gje tjeter veçse nje pasardhes i eterve te tu mizor. sb

Modifikuar më Hënë, 06 May 2019 11:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...