Kë po akuzon? Kreu i PS pasi i dogjën makinën në oborrin e shtëpisë: Më kanë përcjellë një mesazh

Hënë, 06 May 2019 09:15

Reagon kreu i degës së PS në Elbasan, Xhevahir Budani, pasi gjatë natës iu dogj makina tip ‘Ford’ e parkuar në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme në lagjen“5 Maj” dhe paraprakisht mendohet se është e qëllimshme.

Siç raporton ‘faxnews’, Budani pretendon se nuk ka konflikte që mund të kishin çuar deri në këtë pikë, por nuk përjashton mundësinë se ka ndodhur për shkak të detyrës.

Faktin që djegia e mjetit është kryer vetëm pak kohë pasi ai dhe familja e tij ishin kthyer pas festimeve të datëlindjes së tij të 48-të, e bën edhe më të çuditshme dhe dyshuese. Ai pretendon se është synuar t’i përçohet një mesazh, por pa e ditur konkretisht se çfarë.

Aktualisht, Budani mban edhe postin e drejtorit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Qarqet e Elbasanit, Korçës dhe Beratit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...