Papa Françesku nesër në Maqedoninë e Veriut, nderon së pari Nënë Terezën

Hënë, 06 May 2019 12:14

Vizita e Papa Françeskut në Bullgari është një mision delikat. Sepse në asnjë vend tjetër të Europës Qendrore nuk është kaq e vështirë marrëdhënia e kishës ortodokse me Vatikanin.

Nga Deutsche Welle

Të dielën Papa  filloi për herë të 28-të udhëtimin e tij jashtë Vatikanit. E këtë herë sërish Papa viziton Ballkanin, (në vitin 2014 Papa vizitoi Shqipërinë, në 2015-n Sarajevën). Bullgaria, thotë teologu bullgar, Bojidar Andonov "është një vend i varfër, megjithëse është në BE. Njerëzit jetojnë shpesh në skamje dhe shumë thjesht." Bullgaria me 7 milionë banorët e saj konsiderohet vendi më i varfër i Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat-it ky vend ka nivelin më të ulët të prodhimit të brendshëm bruto.

Papa Françeku viziton Bullgarinë dy ditë dhe pas kësaj qëndron shkurt në Maqedoninë e Veriut të martën. Për të 11-n herë kreu i kishës katolike udhëton brenda Europës.

Shpresa për më shumë vëmendje

"Në vend ekziston shpresa, që me vizitën e Papës të marrim më shumë vëmendje në botë", thotë Andonov për Deutsche Welle. Teologu që ka studiuar në Mynih përshkruan admirimin e bullgarëve për Papa Françeskun dhe përkushtimin e tij për njerëzit në skajet e shoqërisë.

Në një kohë që vizita e Papës në Bullgari në kuptimin e bashkëjetesës së kishave shihet si vizitë e vështirë. Papa Françesku, citojnë mediat amerikane zëvendësdrejtorin e Sekretariatit Ekumen dhe Ndërfetar të Peshkopëve Amerikanë, duhet të "ecë si mbi vezë", sepse ka "shumë fusha të minuara".

Atmosferë pozitive në popull

Kisha ortodokse-bullgare bëri të ditur pak javë më parë, se nuk do të marrë pjesë në shërbesat e përbashkëta fetare dhe lutjet. Patriarku Neofit dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë, krerë drejtues të ortodoksisë në vend duan ta takojnë Papën, por jo të shfaqen me të në veshjet liturgjike. Teologun Andonov nuk e shqetëson kjo. Në festën e pashkëve javën e kaluar, ai ka qenë kudo nëpër Bullgari. Mes besimtarëve ortodoksë sundon një atmosferë pozitive. "Ata duan ta ndjekin të gjithë vizitën e Papës në televizor". Për Andonov populli është më shumë se metropolitët, që duhet të mësojnë bashkëjetesën e feve në demokraci.  Në programin e Papës janë parashikuar krahas bisedimeve politike edhe një fjalim në një shesh publik. Tipike për Papën, ai do të vizitojë një kamp refugjatësh në Sofje dhe bashkë me fëmijët do të festojë kungimin e tyre.

Nderim Nënë Terezës

Në qëndrimin afër 10 orë në Maqedoninë e Veriut të martën, Papa vendos një theks të veçantë. Në Shkup ai viziton vendin përkujtimor për Nënë Terezën (1910-1997). Themeluesja e urdhrit, e njohur në mbarë botën për angazhimin e saj për më të varfrit në Kalkuta, dhe e nderuar me Çmimin Nobel, lindi në Shkup, që atëherë ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Në vitin 2916 Papa e shpalli shenjtore, tani ai e nderon Nënë Terezën në vendlindjen e saj. Aty Papa takohet edhe me banorë të qytetit. Katolikë janë pak se 1% e maqedonasve të veriut. Por figura më e njohur e vendit mbetet një grua katolike e urdhrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...