“Lironi çunat”, protestë para komisariatit ku mbahet Balliu dhe disa banorë. Paloka: Sa më shumë Rama të shtojë dhunën…

Tuesday, 07 May 2019 13:48

Protestë para Komisariatit nr 6 në Tiranë, teksa banorë të zonës së Unazës së Re, ish deputete dhe mbështetës së PD, po bëjnë thirrje për lirimin e ish deputetit Klevis Balliu dhe 3 banorë të tjerë, gjatë përplasjes së sotme me policinë.

komisariati

 

Në polici po mbahen të shoqëruar Balliu dhe tre protestues, që u morën me furgonin e policisë gjatë paraditen, teksa degjeneroi në dhunë përplasja mes protestuesve dhe policisë në atë zonë të Tiranës.

Jashtë ambienteve të komisariatit ka folur për mediat nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i cili ka akuzuar direkt Ramën dhe Policinë e Shtetit për dhunën e paprecedentë.

“Ai po e con vendin drejt një përplasjeje që të jem i sinqertë nuk di ca pasojash do ketë. Përgjegjësinë do ta mbajë Rama, por pasojat po i vuajnë të gjithë shqiptarët. Rama po vuan të marrë milionat e korrupsionit dhe nuk ndalet para asgjëje, edhe para dhunës ndaj fëmijëve, si ndodhi sot”- tha Paloka, duke sqaruar se “Banorët kanë dalë aty ku protestojnë se kanë menduar që policia do vinte ti prishte shtëpitë, dhe u përballën me realitetin e dhunës”.

Sipas tij, “sa më shumë ta shtojë dhunën dhe represionin aq më i fortë do jetë reagimi qytetar”.

Me heret, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka dashur te hyje ne ambientet e policise, por nuk eshte lejuar dhe eshte perplasur me efektivet qe kane rrethuar godinen.

komisdariati1

komisariati.2jpg

protesta

Modifikuar më Tuesday, 07 May 2019 13:59

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...