Eekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, deklaron se policia ka ushtruar dhunë ndaj banorëve të “Astir” dhe ish-deputetit të arrestuar Klevis Balliu.
Nga komisariati numër 6 në Tiranë, Braimllari deklaroi për mediat se policia po sillet në mënyrë kriminale ndaj banorëve.
“Drejtuesi i Komisariatit, sjellje prej krimineli, ushtar i bandave dhe trafikut të drogës. Protestuesit janë dhunuar gjatë shoqërimit. Ndaj Klevis Balliut është ushtruar dhunë nga FNSH. Policia nuk arreston kriminelët dhe banditët por qytetarët”,- tha Braimllari.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





