VIDEO/ Basha nga Shkodra: Rama i ka orët e numëruara, më 11 maj përballja me tiraninë…

Tuesday, 07 May 2019 19:30

Kreu demokrat Lulzim Basha nga Shkodra, ku morri pjesë në aktivin e degës së PD-së në Shkodër, shprehu bindjen për fitoren e lirisë dhe demokracisë në vend.
Në prani të mijëra demokratëve të Shkodrës, Basha tha se entuziasmi është tregues për ata qindra e mijëra demokratë të këtij qarku që po bëhen gati të marshojnë më 11 maj në përballjen me tiraninë dhe krimin.

“Është një ngjarje e shënuar për mua, anëtarësimi i 200 të rinjve, vajzave dhe djemve, që na bashkohen në një udhëkryq vendimtar për të ardhmen tonë, që vijnë jo për të marrë, port ë japing, kontributin e tyre të çmuar, ndaj në emrin tuaj i uroj mirësevini në shtëpinë e lirisë, në Partinë Demokratike, në forcën më të madhe pro-amerikane dhe pro-europiane”, tha Basha.

Kreu demokrat tha se sot po i bashkohen të vetmes force politike që lindi duke kërkuar bërjen e Shqipërisë si gjithë Europa.

“Bëheni pjesë e një armate rinie që shkundi komunizmin nga themelet”, theksoi Basha, duke shtuar se “kjo forcë politike i vuri vulën testamentit politik, që si hap të parë rrëzoi bustin e Stalinit”.

Sipas tij, bisha e plagosur, ka kapur të gjitha pushtetet, ndërsa vendi gjendet në një udhëkryq.

“Ata që paguhen me taksat e shqiptarëve po mbrojnë anti-ligjin, duke keqtrajtuar dhe dhunuar qytetarët. Këta janë bandë policore”, tha Basha. Sipas tij, sot është dita kur Edi Rama do të rikthejë të burgosurit politikë, ndaj sot është dita për t’i thënë se i ka orët e numëruara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...