Basha reagon ashpër pas arrestimit të Balliut, mesazh Ramës: I ke orët e numëruara

Tuesday, 07 May 2019 21:43

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar me tone të ashpra pas arrestimit të ish-deputetit Klevis Balliu.

Basha tha se “Sot është dita kur Edi Rama do të rikthejë të burgosurit politikë në Shqipëri, sot është dita kur Edi Rama zyrtarisht po përdor Policinë e Shtetit për të dhunuar ligjin dhe qytetarët që janë në krah të ligjit, ndaj sot është dita dhe ky është vendi për t’ja thënë fare qartë dhe prerë: i ke orët e numëruara.”

Ja reagimi i plotë i Bashës

Sot në mesditë, njerëz të veshur me uniformën e Policisë së Shtetit kanë dhunuar qytetarë që mbrojnë shtëpitë e tyre. Kur njerëzit tanë, përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ish-deputetë si Klevis Balliu dhe të tjerë figura politike, u ngritën për të bërë të vetmen detyrë që kemi, të qendrojmë në krah të njerëzve, siç po qendrojmë e do të qendrojmë deri në fitore, kanë urdhëruar arrestimin e tyre. Sot është dita kur Edi Rama do të rikthejë të burgosurit politikë në Shqipëri, sot është dita kur Edi Rama zyrtarisht po përdor Policinë e Shtetit për të dhunuar ligjin dhe qytetarët që janë në krah të ligjit, ndaj sot është dita dhe ky është vendi për t’ja thënë fare qartë dhe prerë: i ke orët e numëruara.

Kurrë më ky vend nuk do të pranojë që Policia e paguar me taksat e qytetarëve të dhunojë qytetarët, ndërsa mbron kriminelë, hajdutët, oligarkët. Kurrë më nuk do të pranojmë që ligji të funksionojë me dy standarde, të godasë të pafajshmit, të shkatërrojë shtëpitë e tyre, t’ju mbyllë biznesin, t’i heqë nga puna, dhe nga ana tjetër, t’i mbrojë e t’i bëjë deputetë e kryetarë bashkish e biznesmenë, trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, trafikantët e drogës, kriminelët, që janë themeli i parlamentit të paligjshëm dhe i qeverisë së paligjshme të Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...