Refuzimin e vendeve të Bashkimit Evropian për të çelur negociatat me Shqipërinë, Rama e ka lidhur me problemet e vetë qeverive të BE-së dhe hallit, sipas tij, këto vende kanë me zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Gjatë një konference të përbashkët shtypi me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini, Rama u shpreh se vendet e BE kanë problem të brendshme duke nënkuptuar vendimin negative të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Rama vazhdon të pretendojë se e vetmja arsye që Shqipërisë do i refuzohet hapja e negociatave, janë problemet e brendshme në BE pasi sipas tij, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e veta.
Rama tha se “se pritshmëqri të tilla vijnë pasi sipas tij Shqipëria i ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe se vendimi sipas tij nuk varet më nga vendi ynë por nga faktorë të tjerë brenda Europës.”
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





