Edi Rama dhe Fredericha Mogherini mund t’i ndajë gjeografia e vendndodhjes së punës, ama ata përfaqësojnë një model, një etapë e një administratë të njëjtë. Bjerrja e Bashkimit Europian është e lidhur kryekëput me figurën e Fredericha Mogherinit, e cila bazohet tek modelet e emirateve, e jo te konceptet e shtetit të së drejtës dhe modelit klasik të demokracisë Europiane. Gati-gati nuk shkon më lart se një version i Gent Cakajt me taka.
Nën drejtimin e saj, ajo ka lejuar që në Shqipëri të ngrihet sistemi më i madh korruptiv i Europës, duke mbështetur publikisht, siç bëri sot, Edi Ramën. Asaj nuk i gjendet një deklaratë kundër kanabisit dhe drogës në Shqipëri dhe as edhe një fjalë për skandalet korruptive, madje edhe ato me fondet e BE-së, që ka kryer Rama.
Çka shkruan raporti i DASH-t i i mbulon progresraporti i Mogherinit me ambasadorë të modelit Vlahutian, ku e ka zhytur administratën e politikës së jashtme Europiane.
Në këtë prizëm, nëse do ti gjejmë një bashkëpunëtor Edi Ramës në zullumet që ka bërë në Shqipëri, ajo është Fredericha Mogherini. Dhe këtu nuk po flasim për një bashkëpunëtore pasive, por një bashkëpunëtore e cila me veprimet e saj ka inkurajuar inkursionin e Edi Ramës drejt mega vjedhjeve si ajo e Unazës që kaloi kufijtë apo PPP-ve famëkeqe. Natyrisht, nuk ka lidhje pa interes dhe shpërblime dhe e tillë është ajo mes Ramës dhe Mogherinit, që i morën officet e lartë pothuajse në të njëjtën kohë. Kështu, të dy u imbarkuan në një etapë të zezë, njëra për BE-në e tjetri për Shqipërinë. Për ironi të fatit, kapitullimi i të dyve po shënohet në të njëjtën periudhë dhe kur do të themi i mbaroi koha Ramës, kemi thënë i ka mbaruar koha dhe Mogherinit.