Federica Mogherini praktikisht e papunë

E mërkurë, 08 May 2019 20:37

Shefja në ikje e politikës së Jashtme në BE Federica Mogherini i bëri qokën e fundit Edi Ramës. Ajo erdhi në Tiranë për të vlerësuar punën e qeverisë për hapjen e negociatave ndërkohë që Gjermania, Franca, Holanda dhe të tjera shtete e kanë bërë të qartë se nuk do t’i japin “ok” Shqipërisë.
Mogherini po përdor emrin e postit që mban edhe për pak javë, për të bërë qokat e fundit në Ballkan. Në shportën e dhuratave të saj janë Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.
Dhe për punën e Ramës ajo tha se janë plotësuar të gjitha detyrat, por i madhe i vogël e di se Shqipëria është sot në kushtet e një krize të thellë politike.
I madh e i vogël e di se Rama sot në Shqipëri është padroni, Prokurori, Gjyqtari, Kreu i KLP-së, Kreu i KLGJ-së, është Ministër i Brendshëm dhe çdo institucion tjetër që supozohej të ishte i pavarur nga ekzekutivi.
Mogherini nuk e tha se në Shqipërinë e Ramës mbizotëron krimi, grupe të frikshme e të rrezikshme të kokainës dhe hashashit.
Mogherini bën sikur nuk e di që pushtetarë të Rilindjes janë kapur në përgjim me banda kriminale duke blerë vota.
Në Shqipërinë e Ramës korrupsioni është bërë diçka normale dhe se të gjitha resurset publike janë dhënë me PPP te njerëz të pushtetit.
Mogherini foli sot para gazetarëve që fyen dhe shantazhohen nga qeveria.
Por edhe mund ta kuptojmë pse ajo nuk foli për këto gjëra. Mogherini tashëm është një e papunë në korridoret e BE-së dhe ajo nuk ka një mandat. Vizitat e Mogherinit në Shqipëri tashmë do të jenë vetëm në cilësinë e një turisteje e ftuar nga miku i saj i ngushtë Edi. Tashmë ajo nuk vjen në Tiranë si Federica Mogherini, por si Federika, shoqja e Edit./ Redaksionale

Modifikuar më E mërkurë, 08 May 2019 21:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...