Komisionerja europiane, Mogherini, si Elisa Spiropali e Edi Ramës

E Enjte, 09 May 2019 10:40

Komisionerja europiane, Federica Mogherini, foli sikur të ishte Elisa Spiropali, ministrja e qeverisë “Rama”. Ajo nuk foli asgjë për krimin e organizuar, për korrupsionin, për krizën politike e cila po shkon në përplasje civile. Mogherini ishte në rolin e zëdhënëses së ekzekutivit shqiptar.

Lulzim Basha dje nga Korça deklaroi: “Rama nuk mund të jetë kryeministër as i zgjedhjeve lokale, as i zgjedhjeve të përgjithshme. Ndaj kjo është betejë jetike dhe vendimtare për çdo shqiptar. Është e qartë se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fals, të imponuar nga krimi do të përballet me qëndresë madhështore lagje më lagje, qytet më qytet, zgjedhje farsë në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë”.

Përfaqësuesja e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federika Mogherini, ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Edhe pse zyrtarja e BE nuk i ka kursyer asnjëherë lëvdatat, shpesh edhe të pamerituara, ndaj qeverisë Rama, mbërritja e saj në Tiranë u pa si një mundësi për të ndikuar në zgjidhjen e krizës politike. Një komisionere e BE-së ka autoritetin dhe përvojën për të ndikuar që një shtet si Shqipëria, me një konflikt në prag të derës, t’i rikthehet normalitetit. Në vend që të kritikonte arrogancën e qeverisë, në vend që të fliste hapur për arsyet se përse nuk po çelen negociatat, në vend që të frenonte përplasjen e një krizë të frikshme politike dhe civile,  ajo bëri të kundërtën.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, i dha Edi Ramës më shumë mbështetje sesa edhe vet ai e priste. Deklaroi se nuk ndërhyn në krizën politike, pasi BE “nuk ndërhyn në politikën e brendshme të vendeve të tjera”. Në fakt, një nga shumë arsyet se pse 99%  e shqiptarëve duhan të hyjnë në BE është sepse Unioni jep garanci që politikanët këtu të mos lajthisin nga pushteti i tepërt dhe të krijojnë shtete personale. Ajo deklaroi se reforma shumë  e kritikuar dhe debatuar në Tiranë, nga qeveria Rama është bërë në mënyrë të përkryer, aq sa është dhe model për vendet anëtare të BE!!!

Nuk kishte se ç’thoshte më tepër edhe Elisa Spiropali, ministrja e Edi Ramës. Dhe në fund, pas lëvdatave për reformat e qeverisë Rama, Mogerini bëri dhe një thirrje për qytetarët duke kërkuar që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Pra, zgjedhje pa opozitën. Ky është absurditet dhe një injorancë diplomatike ose më keq. Ajo paguhet nga serbët për përplasje , pasi deri tani ajo ka manifestuar vetëm se ka punuar pro Serbisë dhe kundër Kosovës. Tani edhe kundër Shqipërisë!

Pas kësaj mbështetje që as vetë socialistët nuk e kuptojnë se përse i bëhet Edi Ramës nga një zyrtare e BE, e cila duhet të jetë e panashme, kryeministri e pati më të lehtë të shpaloste projektin e tij për zgjedhje pa opozitën. Në konferencën me Mogerinin, kryeministri Rama deklaroi se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve dhe ato do të mbahen me çdo kusht. Më pas, shkoi në mbledhjen e Kryesisë së PS ku kërkoi që të bëhen gati emrat e kandidatëve për kryebashkiak, duke deklaruar se PS do të sillet njëlloj sikur këto janë zgjedhje normale. Për mediat deklaroi, pa më të voglin problem, se më 30 qershor qeveria synon që të fitojë të 61 bashkitë që ka vendi. Ndërkohë nuk harroi të paralajmëronte se “kushdo që prek kutitë e votimit do të përballet me Kodin Penal” dhe me burg. Në këtë mënyrë, kryeministri e ka ndarë mendjen se partia që ai drejton do të hyjë në një proces të kontestuar që në nisje dhe me rrezik për stabilitetin e vendit. Hyrja në zgjedhje pa opozitën është nga ato procese që PS-së mund t’i japë 61 bashki, 61 këshillat bashkiak dhe çdo drejtori, por vendit nuk do t’i sjellë asgjë të mirë. Përkundrazi, në 30 qershor nuk dihet nëse do të flitet për fitoren e PS-së apo për nisjen e një përplasje të fortë që nuk është parë përgjatë viteve të fundit. Skenarë të tillë për destabilitetin e vendit, si pasojë e zgjedhjeve pa opozitë nuk janë më hamendësime, por një zhvillim që duket i pashmangshëm.

Dje Lulzim Basha nga qyteti i Korçës paralajmëroi Edi Ramën se çfarë do të ndodhë nëse në zgjedhje shkon vetëm Partia Socialiste.

“Rama nuk mund të jetë kryeministër as i zgjedhjeve lokale, as i zgjedhjeve të përgjithshme. Ndaj kjo është betejë jetike dhe vendimtare për çdo shqiptar. Është e qartë se me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fallco, një proces të imponuar nga krimi do të përballet me qëndresë madhështore lagje më lagje, qytet më qytet, zgjedhje farsë në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë”,– deklaroi Lulzim Basha.

Kur kreu i partisë më të madhe opozitare në vend deklaron se do të ketë përballje lagje më lagje dhe qytet më qytet, nuk është e vështirë të imagjinohet se çfarë do të prodhojë data 30 qershor. Opozita nuk ka rrugë tjetër veçse të pengojë një proces fasadë që jo vetëm do t’i jepte gjithë pushtetet Edi Ramës, por do të godiste në mënyrë fatale demokracinë dhe do të zhbënte opozitën.

Por nga përplasja mes popullit opozitar dhe pushtetit do të ketë një destabilitet të frikshëm. Ndaj thirreni mendjes të nderuar politikanë vendimmarrës për fatet e vendit! Kohajonë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...