Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal në Pogradec këtë të enjte. Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë, Basha tha se Rama e ka rrethuar vetën me “kriminele milionerë me katër klasë se ka frikë nga inteligjenca, nga shkollimi”.
Kryedemokrati u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka shkatërruar Arsimin dhe po investon në injorancë.
Ai foli edhe për arrestimin e Klevis Balliut, duke thënë se Edi Rama “ka vendosur të kthejë burgun politik”. “Mbahet me urdhër politik se qëndroi krah qytetarëve që policia do tu prishë shtëpitë. Por, unë jam krenar për Klevis Balliun”, u shpreh.
Basha bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e së shtunës pasdite që ka planifikuar opozita në Tiranë.
" Pogradec - Në #11Maj një tjetër bashkim kombëtar na thërret në betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Kur qeveria kapet duke vjedhur, ikën qeveria, nuk ndëshkohet populli! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në Facebook, teksa shpërndan videon live.