Shifra 360 mijë e Lotarisë Amerikane, si pika e vlimit

Premte, 10 May 2019 09:59

Nga Ilir Nikolla

Njoftimi se për Lotarinë Amerkane aplikuan rreth 360 mijë shqiptarë meriton një analizë të posaçme. Së pari sepse është afro një rritje dyfishe nga numri I aplikimit të vitit të shkuar, ku mendohet se ishin rreth 200 mijë aplikime, por edhe sepse tashmë shifra prej 360 mijë aplikimesh, përbën praktikisht rreth 80 % të grupmoshës 18-40 vjeç, grupmosha që zakonisht plotëson formularët e Lotarisë Amerikane. Me fjalë të thjeshta, çdo I ri dhe e re në vend, por edhe familje të reja që janë formuar në Shqipëri kanë aplikuar, duke treguar dëshirën për t’u larguar nga vendi.

Përgjigjja e parë në të nxehtë e autoriteteve ka qenë ajo që pritej, e pacipë dhe e papërgjegjshme: Jemi në një vend demokratik, njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë fatin e tyre edhe gjetkë. Asnjë reflektim, asnjë tentativë për të shkuar përtej shifrës dhe për të analizuar ç’fshihet pas virusit për të braktisur Shqipërinë. Është e njëjta linjë që e drejton prej kohësh Edi Rama, i cili i likuidon njoftimet se në 5 vitet e qeverimit të tij, Shqipërinë e kanë lënë 500 mijë veta, me logjikën se ata ikin por ndoshta edhe mund të kthehen.

Vëzhguesit thonë se pas këtij menefregizmi fshihet një interes politik. Edi Rama ka identifikuar tek kategoria e shqiptarëve që largohen opozitarët potencialë dhe protestuesit potencialë, prandaj edhe e sheh epideminë e emigracionit si një rrugë për të kalcifikuar pushtetin e tij në një Shqipëri të rrudhur e treg të rrudhur që s’ka më shumë se 550 mijë shqiptarë të siguruar me pagë e vetëm pak më shumë se 1 milionë veta në moshë pune. Ëndrra për 1 milionë vota për koalicionin e tij të qelbësirave kanë pushuar me kohë, prandaj edhe strategët e tij të fushatave, apatridë si ai, po kërkojnë të ulin shifrat e votuesve të pakënaqur, jo duke i bërë për vete, por duke i përzënë nga vendi. Me fjalë të tjera, larg syve e larg Shqipërisë, do të thotë larg shesheve të protestave e larg kutive të votimit.

Shifra prej 360 mijë aplikimesh për Lotarinë Amerikane rrëfen depresionin e thellë shoqëror e shpirtëror të shoqërisë tonë. Por ajo rrëfen edhe se jemi në zgrip të revoltës.siç e dimë të gjithë, SHBA nuk pranojnë më shumë se 50 mijë fitues nga lotaria në vit dhe historikisht asnjëherë s’ka më shumë se 5 mijë fitues nga një shtet. Domethënë se në rastin më të mirë, 99 % e aplikantëve shqiptarë nuk do të fitojnë. Ata do të mbeten edhe këtë vit këtu dhe nëse nuk do të mundin të çalltisin gjetkë, ilegalisht, në ndonjë vend të Bashkimit Evropian, janë një forcë e dëshpëruar që do ta kërkojnë zgjidhjen, duke prishur “status-quo”-në. Shifra 360 mijë është shumë e lartë dhe bashkuar me shifrën prej gjysëm milioni të papunësh në fshat, të cilët besohet se s’kanë aksesin e mjaftueshëm (apo edhe se s’përmbushin prerogativat) për të aplikuar për Lotarinë Amerikane, janë një sinjal se taktika e Edi Ramës për braktisjen e vendit s’funksionon më. Ka mbërritur pika e vlimit. S’ka asnjë masë konvencionale si gazi lotsjellës që e ftoh kazanin.    

Modifikuar më Premte, 10 May 2019 10:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...