Samiti i Ballkanit dhe Presidenti Ilir Meta

Premte, 10 May 2019 11:56

Tirana ishte këto dy ditë qendra e zhvillimeve politike në Rajon. Krerët e shteteve të Ballkanit morën pjesë në Samitin e Brdo-Brijunit, organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010. Qëllimi i këtij samiti, që këtë herë u zhvillua në Tiranë, është nxitja e dialogut dhe bashkëpunimit me qëllim stabilitetin dhe vijimin e procesit të integrimit në BE të vendeve të rajonit. Presidenti Ilir Meta mikpriti në këtë takim, presidentët e dy vendeve themeluese të samitit, atë të Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçit, tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Sefik Dzaferoviç e Zeljko Komsiç dhe të ftuarit e nderi presidentin polak Andrzej Duda dhe përfaqësuesen e Lartë të BE, Federica Mogherini. Si në çdo takim të përfaqësuesve të shteteve të rajonit, mosmarrëveshjet mes shteteve dhe karakteret ballkanase të liderëve tërheqin më shumë vëmendje për mediat sesa thelbi i vendimeve që shtrohen për tu diskutuar në tryezë. Refuzimi i Aleksandër Vuçiç për të bërë foton zyrtare me presidenten kroate, presidentin shqiptar dhe atë të slloven (organizatorët e takimit) ishte nga ato gjeste që pothuajse nuk ndodhin kurrë në një takim të nivelit të tillë. Po ashtu dhe mospjesëmarrja e Hashim Thaçit në drekën zyrtare pas samitit, pavarësisht axhendës së ngjeshur të tij, la shijen e një refuzimi jo elegant. Pjesë e zhurmës mediatike ishte dhe kundërshtia e paargumentuar për vizitën në Tiranë të Milorad Dodik, Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës. Dodik është një politikan kontrovers të cilin Ramush Haradinaj e quajti dje “spiun të Putinit në Ballkan”. Hashim Thaçi deklaroi se “nuk duhej të ishte ftuar në Tiranë”, ndërsa Vetëvendosje inauguroi protestat e saj në Shqipëri me një tubim kundër vizitës së tij dhe Aleksandër Vuçiç.

Duke mirëkuptuar çdo qëndrim që vjen nga Kosova kundër Dodik dhe asaj që ai përfaqëson, mospritja e tij në Tiranë do të ishte një gafë diplomatike, por edhe e thyerje e kodit etik shqiptar. Miku, kushdo që është ai, kur të vjen në shtëpi nuk mund të mos respektohet. Për më tepër që Samiti i Brdo-Brijunit është nismë kroato-sllovene dhe Tirana ishte mikpritësja e radhës e të ftuarve. Dodik është president i radhës në Bosnjë-Hercegovinë dhe drejtuesit e shtetëve nuk i përcakton Tirana! Ndaj ai ishte në rolin e kryetarit të shtetit të tij. Por jashtë detajeve pikante që nuk mungojnë asnjëherë në tryezat ballkanase, samiti ka një produkt që është deklarata e përbashkët e pjesëmarrësve, si dhe mesazhet që dhanë liderët gjatë fjalimeve. Dy janë çështjet më kryesore tek të cilat u ndal samiti i zhvilluar në Tiranë. E para lidhet me integrimin e rajonit në Bashkimin Europian. Mesazhet e presidentes kroate dhe atij slloven për çështjen e integrimit ishin dhe një apel ndaj institucioneve të Bashkimit Europian për të pasur më shumë vëmendje në Ballkan. “Kur flas me kolegë në Europë, atje ka mungesë interesi për këtë rajon, krahas moskuptimit. Kjo pjesë e Europës duhet të bëhet pjesë e interesit europian. BE është e paplotë, dhe këto vende duhet përfshirë në të” – tha presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç. Ndërsa presidenti slloven, Borut Pahor deklaroi se pas zgjedhjeve në PE,  Brukseli duhet të angazhohet shumë më tepër në këtë rajon. “Pas zgjedhjeve europiane procesi zgjerimit nuk do të jetë më në krye të agjendës së punëve të Komisionit Europian. Varet nga ne t’i marrim këto çështje të hapura dhe ti bëjmë tërheqëse për BE. Pas zgjedhjes së Komisionit të ri është koha për Brukselit të shikojë procesin e zgjerimit ndaj Ballkanit në një mënyrë të re”,- tha Borut Pahor.

Çështja e dytë më kryesore lidhet me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe garantimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Dhe kur flitet për arritjen e marrëveshjeve, Kosova dhe Serbia janë të parat në listën e vendeve që duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare. Pas paktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, tashmë në rajon ka një model se çfarë palët duhet të bëjnë që të arrijnë drejt zgjidhjes së problemeve. Pavarësisht qëndrimeve të kundërta, ideve të reja dhe të vjetra për çështjen Kosovë-Serbi, Presidenti Ilir Meta deklaroi se Shqipëria do të mbështesë arritjen e një marrëveshje të koordinuar ndërmjet SHBA dhe BE-së. “Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit. Ngjashëm me shembullin e Marrëveshjes së Prespës, mbeten jetike dhe të domosdoshme si bashkëpunimi i përgjegjshëm dhe serioz ndërmjet dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, ashtu edhe një koordinim më i mirë ndërmjet BE dhe SHBA, mbi perspektivën e dialogut dhe të rajonit”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.

Samiti ishte një sukses jo vetëm për vendet e rajonit, por kryesisht për organizatorët shqiptarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...