“Astiri”, shkolla politike e Klevis Balliut

Premte, 10 May 2019 14:31

Atë që ishte mbështetje e PD-së dhe opozitës për banorët e zonës së “Astirit”, ish-deputeti e ktheu në kauzë të tij. I qëndrueshëm në praninë dhe mbështetje, aq sa edhe për t’u shoqëruar në një prej komisariateve të Tiranës, Klevis Balliut protesta i shërbeu për t’u bërë protagonist.

Blerta Mrishaj

 

I nisur fillimisht me mision partie, Klevis Balliu do të shfaqej krah banorëve në zonën e “Astirit”, duke i mbështetur, mbajtur fjalime dhe deklarata kundër qeverisë, në protestat e përnatshme në mbrojtje të shtëpive.

Por zbulimi i skandalit me vjedhjen përmes projektit të Unazës së Re, e shtoi edhe më praninë e tij në zonë. Klevisi Balliu do ta kuptonte shpejt se ky ishte momenti i tij dhe duhej mbërthyer.

Kështu, 30-vjeçari i shkolluar në Angli, që e gjeti veten deputet të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2017-s, si angazhim politik i tij, do të dilte përtej mbiemrit dhe hijes së të atit për t’u afirmuar.

Që në ditët e para të aksionit për prishjen e objekteve, Partia Demokratike e shtoi prezencën me dërgimin e deputetëve në mbështetje të banorëve. Fillimisht u shfaqën disa deputetë, që herë pas herë mbanin edhe fjalime në mbështetje të banorëve, por i vetmi që nuk mungoi asnjë natë në qëndresën tek “Astiri” vijon të jetë Klevis Balliu.

Për këtë i shërbeu “Astiri” dhe kauza, të cilën e ktheu në favor të tij, megjithëse i qëndroi në vijimësi, duke u shfaqur aty me banorët që prej më se 7 muajsh kanë dalë në mbrojtje të pronës dhe kundër shembjes së 242 shtëpive e bizneseve, për zgjerimin e rrugës në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.

Ata që e panë të përfshirë, ndoshta më shumë se kushdo tjetër si aktor politik të opozitës, do të pyesnin se ç’e lidhte një djalë të ri, të shkolluar jashtë, i biri i një prej botuesve të medias së shkruar në vend, me një kauzë si ajo e “Astirit”. I vetëdijshëm se do të vijojë ndoshta të gjykohet gjatë si biri i të atit, ish-deputeti i futur në listat e PD-së, nga kryetari Lulzim Basha pjesë e një brezi të ri në politikë.

Përfshirja e Klevis Balliut në politikë erdhi fill pas përfundimit të studimeve të larta në Britaninë e Madhe për Shkenca Politike dhe Siguri Kombëtare, ku përpara se ta gjente veten si kandidat në Pogradec, në një vend të favorshëm, shërbeu për një kohë si këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtare i presidentit Bujar Nishani.

Për të krijuar individualitet dhe profilin e tij politik në një kauzë që e shikon si të drejtë, Klevis Balliut i duhej “Astiri”. Vijon të ketë një konsistencë krah banorëve, që kur ishte deputet edhe tani jashtë Parlamentit. Madje interesant është fakti se një studim i Institutit për Studime Politike te sondazhi “Deputeti im”, rezulton se Klevis Balliu diskutime në Kuvend ka 57%, angazhime në komisione 45%, ndërsa angazhimi në publik 90%. Dhe mesa duket “Astiri” është vendi ku Klevisi ka shndritur më shumë. Ai u gjendet në krah çdo ditë banorëve të kësaj zone. Sa herë ata thërrasin për protestë, Klevisi gjendet aty, sa herë banorët dhunohen e përplasen me forcat policore ai gjendet krah tyre, sa herë shoqërohen apo arrestohen, Klevisi është aty.

Nuk mungoi as në protestën e fundit, në fillim të javës, ku banorët e “Astirit” bllokuan rrugën, pasi mësuan se kryeministri Edi Rama do të kalonte aty për të vizituar një biznes. Por ajo që nisi si një bllokim rruge, çoi në akte dhune dhe përdorim të gazit lotsjellës nga forcat e policisë. Mes banorëve që u shoqëruan në polici, ishte edhe Balliu. Pas mbajtjes në komisariat prej më shumë se shtatë orësh, përfaqësuesi i PD-së u akuzua për tri vepra: “kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë”; “prishje të qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të cilat Balliu nuk i pranoi, por dje Gjykata e Tiranës e liroi duke dhënë masën “detyrim paraqitje”. Vetëm pak orë pas lirimit, Balliu u rikthye tek “Astiri”, nga ku falënderoi banorët për mbështetjen, duke u thënë se “për ju jo dy ditë, por dy mijë ditë janë pak për kauzën tuaj”, teksa sulmoi Ramën se nuk frikësohet nga shoqërimet dhe arrestimet, por se përkundrazi e bënte atë dhe kauzën e “Astirit” më të fortë në qëndresën e tyre. Ai sfidoi kryeministrin kur i tha se “nuk ka vend këtu edhe për patriotë edhe për tradhtarë që duan të shesin tokat e kombit tonë. Ndaj të jeni më se të sigurt që këtu do të qëndrojnë shqiptarët dhe tradhtarët si Edvinoviçi do të zhduken në azil politik”./ Gazeta Liberale

Modifikuar më Premte, 10 May 2019 14:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...