Mesazhet e Bashës dhe Kryemadhit para protestës: Në shesh për Shqipërinë

Premte, 10 May 2019 20:26

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u kanë bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më masive në protestën që do të mbahet nesër para Kryeministrisë.

Dy liderët e opozitës, në mesazhet tyre theksojnë se kjo është një proteste për të ardhmen e kombit dhe qytetarëve.

Një ditë para protestës kombëtare, Lulzim Basha ka bërë thirrje shqiptarëve të dalin në shesh kundër të keqes. Basha ka publikuar edhe spotin ku i bën apel shqiptarëve: “Nesër të gjithë bashkë në shesh kundër të keqes, për Shqipërinë si gjithë Europa”,- shprehet Basha në postimin e tij.
VIDEO/Mesazhi i kreut të PD para protestës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në spotin e publikuar për protestën iu bën apel shqiptarëve që të protestojnë për dinjitet dhe kundër varfërisë.

“Shqipëria Shtëpia Juaj! PËR Dinjitetin, PËR Familjen, PËR Kombin. JO Varfërisë, JO Arrogancës.

PËR Drejtësi të Barabartë, PËR Shëndetësi të Barabartë, PËR Shanse të Barabarta.

ASNJË HAP PAS! Nesër në orën 18:30 para Kryeministrisë!”,- shkruan Kryemadhi.

VIDEO e spotit të publikuar nga kryetarja e LSI:

Modifikuar më Premte, 10 May 2019 22:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...