Shqipëria drejt Tiranës me thirrjet "Rama ik", minutat e fundit para protestës

Saturday, 11 May 2019 18:03

Opozita do të mbajë në orën 18:30 protestën e 4-të kombëtare që do të zhvillohet në Tiranë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit".

Me autobusë dhe makina private protestuesit janë nisur drejt Tiranës për tiu bashkuar opozitës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi kanë postuar në Facebook mesazhe të posaçme me thirrjen për bashkim.

"Kavaja dhe gjithë Shqipëria do të bashkohen në Tiranë. Beteja që kemi nisur do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!" shkruan Basha.

'Per dinjitetin, per familjen, per kombin. JO varfërisë, JO arrogancës. Per drejtësi të barabartë, Per shëndetësi të barabartë, Per shanse të barabarta. Asnje hap pas" shkruan Monika Kryemadhi.

Ora 17:47 – Banorët e Unazës së Re nisen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”

Banorët e Unazës së re që prej muajsh protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe janë nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”

Sikurse raportojnë gazetarët në terren të RTV Ora, ndonëse protesta është thënë që do të zhvillohet para Kryeministrisë, forca të shumta policiore janë vënë edhe në sheshin para Kuvendit.

Ora 16:59 - Me breshkë drejt Tiranës, dhurata e protestuesit nga Elbasani për Kryeministrin

Ora 16:35 – Fillon grumbullimi i protestuesve në Elbasan

 

Edhe në qytetin e Elbasanit ka filluar grumbullimi i protestuesve , që do ti bashkohen protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Rreth 270 makina janë bërë gati që të nisen nga Elbasani, ndërsa pjesa tjetër kanë zgjedhur të vijnë në Tiranë me mjete private.

Ora 15:20 – Qytetarët nga Kukësi dhe Lezha nisen drejt Tiranës

Qytetarë dhe mbështetës të PD në Lezhë dhe Kukësnga të gjitha njësitë administrative janë nisur drejt Tiranës me autobuz dhe mjete private, për t’iu bashkuar protestës së opozitës.

 

Organizimi neper rrethe - Burimet kanë bërë të ditur se degët e PD dhe LSI në rrethe kanë organizuar mbështetësit, të cilët do të udhëtojnë prej qyteteve të tyre për tu bashkuar në kryeqytet në orën 18:30 kur dhe do të nisë tubimi para Kryeministrisë.

Masat e sigurise- Policia mësohet se ka angazhuar mbi 1200 efektivë që do të jenë në gatishmëri si para godinës së qeverisë ashtu dhe pranë institucioneve të tjera shtetërore.

Në mbështetje të tyre do të jenë dhe mjetet ujëhedhëse, ashtu si dhe ka ndodhur në tubimet e shkuara.

Ashtu si dhe më parë, pak orë para protestës së ditës së shtunë nga ana e opozitës, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka zgjedhur të bëjë një mesazh në faqen e saj zyrtare në Facebook ku bën thirje për të mos pasur dhunë në këtë protestë dhe se dhuna qoftë edhe nga një person i vetëm do ta kompromentonte qëllimin.

Ndër të tjera Ambasada vlerëson se përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht.

Ambasada vlerëson se është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...