VIDEO/ Protestuesit çajnë kordonin policor , flakë te kryeministria

Saturday, 11 May 2019 19:14

Ora 19:05 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga disa studentë nga vendet e Bashkimit Europian, pjesëtare të forumeve rinore të Partive Popullore Europiane, i bashkohet protestuesve në bulevard.

Ora 19:00 – Protestuesit kanë intensifikuar hedhjen e kapsollave në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Policia deri tani ka identifikuar katër persona me maska, të cilët sipas policisë nuk duhet të jenë në protestë pasi hedhin kapsolla të rrezikshme. Megjithatë, para protestuesve ka vetëm një kordon policësh, ndërsa forcat “Shqiponja” dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë qëndrojnë në distancë.

Ora 18:50 – Protestuesit janë tashmë më të shumtë në numër dhe kanë nisur edhe hedhjet e para të tymueseve apo shashkave para Kryeministrisë, por edhe bojë në muret e godinës, ndërsa ende nuk ka mbërritur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Megjithatë nuk ka pasur asnjë konfrontim me rreshtin e parë të policëve që janë vendosur në trotuarin para Kryeministrisë.

Protestuesve iu janë bashkuar edhe pjesëtarë të Aleancës për Teatrin, një grup aktivistësh dhe artistësh të cilët kundërshtojnë projektin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re. Partia Demokratike ka zhvilluar disa herë takime për këtë çështje dhe këtë herë ata kanë vendosur të bashkohen në protestën e opozitës.

Burimet nga opozita thonë se protesta do të zgjasë të paktën 3 orë, deri rreth orës 22:00, por nuk përjashtohet mundësia që të vazhdojë edhe më gjatë.

Modifikuar më Saturday, 11 May 2019 19:26

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...