Arrestimi i Sait Dollapit (lexo) ka irrituar protestuesit të cilët kanë mbërritur para Drejtorisë së Policisë Tiranë ku kërkojnë lirimin e tij. Ndërkohë shumë prej tyre kanë hedhur tymuese, shashka dhe mjete piroteknike drejt ambienteve të kësaj drejtorie. Blutë janë përgjigjur me gaz lotsjellës duke shpërndarë turmën e elektrizuar.