Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së mbajtur nga opozita përpara Kryeministrisë. Prestigjiozet ndërkombëtare “New York Times”, “Associated Press”, “Washington Post” kanë kujtuar se protestat e opozitës mbahen për largimin e qeverisë.
“Përleshjet me Policinë në protestën e opozitës shqiptare”, ishte titulli i gazetës amerikane “Washington Post”, që njoftonte publikun në Shtetet e Bashkuara në lidhje me demonstratën e sotme. Duke iu referuar agjencisë amerikane të lajmeve “Associated Press”, “Washington Post” shkruan se mijëra mbështetës të opozitës shqiptare, të shtunën, u përleshën me Policinë në një tubim antiqeveritar për të protestuar ndaj një kabineti te korruptuar dhe joefikas, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Ndërkohë, “Zëri i Amerikës” ka shpërndarë një video të momentit kur forcat e Rendit dhunojnë dhe arrestojnë më pas Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.
“Një skuadër e shtuar policore, e armatosur dhe pajisur rëndë, arrestoi sonte në sheshin para Parlamentit Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, edhe pasi u identifikua si politikan, duke hequr maskën antigaz nga fytyra, i veshur civil dhe i pambrojtur me vetëm një celular në dorë. Forca të shumta policore janë vendosur përpara institucioneve kryesore, Kryeministri dhe Parlament, gjatë protestës së opozitës”, shkruan VOA.
https://www.euronews.com/tag/albania
Protestors toss firebombs at govt office in Albania as opposition demands PM’s resignation (VIDEO)