Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dallapi, u bë sonte pre e dhunës shtazarake dhe të turpshme nga elementë të papërgjegjshëm të veshur me uniformën e forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
Sait Dollapi nuk ishte një protestues i dhunshëm në asnjë nga protestat e opozitës, as sonte kur u dhunua dhe u shoqërua nga policia. Ishte në krye të detyrës së drejtimit të protestës së radhës dhe në momentet kur tentuan ta arrestojnë vetëm kishte vënë maskën kundragaz. Ai u dëmtua rëndë në njërën këmbë gjatë rrëzimit pasi tentoi t’i ikte policisë, e cila në mënyrë të turpshme godiste një 61-vjeçar të pambrojtur.
‘Zgjidhja’ e dënon këtë akt të shëmtuar dhe të turpshëm ndaj një funksionari politik të opozitës, një administratori të shkëlqyer dhe një njeriu të mrekullueshëm. Ajo kërkon lirimin e mënjëhershëm të tij dhe vënien përpara përgjegjësisë të efektivëve që dhunuan z.Dollapi.
Shpresojmë dhe lutemi që Kryeministri dhe Ministri i brendshëm të paguajnë sa më parë për këtë krim shtazarak dhe të turpshëm! Zoti Dollapi nuk ka bërë asnjë krim. Ai është dëmtuar dhe ka nevojë urgjente për mjekim. Ju bëjmë thirje Ramës dhe Lleshit të lirojnë menjëherë zotin Dollapi. Ai duhet të marrë menjëherë ndihmë mjekësore.