Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të Sait Dollapit, sekretar organizativ i PD, duke i cilësuar aktet e dhunshme ndaj tij si sjellja skandaloze e një pushteti që qytetaret i trajton si kriminelë, e kriminelet i mban ne krah!
Spahia tha se policia po keqpërdoret në mënyrën më të turpshme.
Asgjë nuk do të harrohet, thekson Spahia në reagimin e tij
Ja postimi i plotë
JEMI NE KUSHTET E NJE SHTETI POLICOR
Izolimi i sekretarit organizativ te PD Sahit Dollapi, si te ishte nje kriminel, duke e shoqeruar ne fillim ne polici e me pas ne spital, duke mos dhene asnje lloj informacioni mbi shendetin e tij e sidomos duke blinduar Spitalin e Traumes, eshte me se paku sjellja skandaloze e nje pushteti qe qytetaret i trajton si kriminele, e kriminelet i mban ne krah! Pamjet ne spitalin publik jane te turpshme e skandaloze!!!!! Policia e shtetit po keqperdoret ne menyren me te turpshme per interesa politike te pastra. Dhuna policore e gazi lotsjelles jane ne proporcion me friken e nje kryeministri, qe po terhiqet zvarre pas karriges se vet! Asgje nuk harrohet! Kjo eshte pak por e sigurte!