Washington Post: Shqipëri – Opozita kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Diel, 12 May 2019 10:18

Opozita po mban një protestë të madhe në Tiranë, duke kërkuar që qeveria të japë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mijëra përkrahës të opozitës nga i gjithë vendi u mblodhën të shtunën para ndërtesës qeveritare të Partisë Socialiste, duke mbajtur postera anti-qeveritare. Ata hodhën fishekzjarre, bomba molotov, madje dhe predha.

Opozita akuzon Kabinetin e Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria natyrisht e mohon.

Opozitarët në shenjë proteste dogjën mandatet e tyre në parlament, ndonëse tashmë shumica është zëvendësuar nga kandidatë të tjerë të opozitës. Maxhoranca ka 74 mandate në parlament.

Në qershor, Shqipëria pret një përgjigje nga Bashkimi Europian nëse do të fillojë negociatat e plota të anëtarësimit dhe gjithashtu të mbajë zgjedhje bashkiake.

Login to post comments