Vasili: Borchard ragon si një anëtar i një organizate naziskine e jo si përfaqësues i OSBE

Diel, 12 May 2019 11:06

Drejtuesi i lartë i LSI Petrit Vasili ka reaguar në një postim në faqen e tij në facebook pas një prononcimi për mediat të përfaqësuesit të OSBE në lidhje me protesten e djshme.

“Borchard është ngulitur në memorjen e shqiptarëve si një i huaj që gjithmonë është sjellë me thikë pas shpine ndaj tyre”, shkruan Vasili.

Ja postimi i plotë i tij:

Reminishenca naziskine të Borchard!!

Borchard përfaqësuesi i de jure i OSBE dhe de facto i rilindjes, teksa shikon sjelljen kriminale të policisë ndaj protestuesve, ngazëllehet sillet të ishte ndonjë perfaqsues i një organizate naziskine, që adhuron perdorimin e gazit helmues për eksterminim e zhdukje masive dhe jo si perfaqesuësi i OSBE.

Përsa i takon gjoja merakut të Borchard për ligjin dhe institucionet, ky personazh historikisht dhe sistematikisht shumë negativ kujton se nuk e mbajmë mend se si ky vetë bënte tifozllek histerik për ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, që shkatërruan në mënyrë të pandreqshme Kushtetuten dhe zgjedhjet në Shqipëri.

Borchard është ngulitur në memorjen e shqiptarëve si një i huaj që gjithmonë është sjellë me thikë pas shpine ndaj tyre.

Interesat e errëta përsonale të tij e kanë nxirë edhe imazhin e organizatës, që përfaqëson, duke e shndërruar atë në një paradhome të Edi Rames dhe jo në një rojtare të paëpur të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Image

Login to post comments